Tërbuni dhe Bylisi ngjiten zyrtarisht në Superiore edicionin e ri. Dy ekipet kanë arritur të triumfojnë në dy grupet e Kategorisë së Parë duke realizuar objektivat.

Tërbuni fitoi ndeshjen e fundit përballë Besëlidhjes me rezultatin 2-0 me golat e Lekajt në të 41’ dhe Markut në të 86’ duke siguruar suksesin me 69 pikë të grumbulluara.

Në ndeshjen tjetër Bylisi fitoi brenda në Lushnje 0-1 me golin e Shoshit duke u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.

Foto nga ndeshja Lushnja-Bylis
canka
bylis

d.b/shqiptarja.com