Tërbuni-Korça në Tiranë, Kukësi
rrezik nga bora, Vllaznia për surpriza

Tërbuni-Korça në Tiranë, Kukësi<br />rrezik nga bora, Vllaznia për surpriza
Java e 21 e kampionatit shqiptar të futbollit do të zhvillohet e gjitha sot për shkak se nesër policia do të jetë e angazhuar për shkak të vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry. 4 ndeshje do të zhvillohen  në 13:00 ndërsa Flamurtari-Laçi do të zhvillohet në 16:00.

Ndeshja më e fortë është Vllaznia-Partizani, e cila do të zhvillohet në Shkodër. Vllaznia pas merkatos ka ardhur në rritje, pavarësisht humbjes në Durrës, ndërsa Partizani kërkon fiton me çdo kusht pas barazimit me Vlorën.

“Na duhet patjetër fitorja, ndonëse jemi të vetëdijshëm që me Vllazninë do ta kemi të vështirë. Vitet e fundit kemi vuajtur jo pak dhe si i thonë, shkodranët janë kthyer si “mace e zezë”. Kemi bërë shumë gabime gjatë ndeshjeve të fundit , tashmë nuk na lejohen më hapa fals dhe duhet të mendojmë të fitojmë, në të kundërt rruga për fitoren e kampionatit do të bëhet shumë e vështirë.

Nuk i trembemi asnjë ekipi, Vllazninë e respektojmë për emrin dhe lojën e bukur që bën. Fusha ku do të luajmë ka vështirësinë e vet sepse jemi mësuar me Qemal Stafën, por ne do bëjmë punën tonë dhe shpresojmë në një rezultat pozitiv.

Ndeshja me Flamurtarin ka ndikuar pak te nxitja e egos tek ne, por jemi të qetë si ekip dhe duhet të synojmë patjetër fitoren. Të gjitha repartet luajnë rolin e tyre në fushë, dhe goli që të bëhet vjen nga sulmi e deri te mbrojtja.

Suksesi i një klubi fillon nga moshat, shpresoj që kjo Kupë të jetë ogur i mirë për ne dhe së shpejti të kemi afër Kupën e Madhe”tha kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha.

Në 5 ndeshjet që ka zhvilluar gjithsej në Reshit Rusi që kur ky stadium u licencua nga federata shqiptare e futbollit për zhvillimin e sfidave të kategorisë Superiore, Vllaznia ka regjistruar 4 fitore dhe 1 humbje në kampionat, pa harruar këtu barazimin 0-0 ndaj Skënderbeut në Kupë.

Tirana-Bylis
Bardheblutë do të presin ekipin e Bylisit, një kundërshtar i lehtë në letër, por mund të hapë probleme nëse nuk vlerësohet. Ballshiotët vijnë të motivuar duke nisur edhe nga deklaratat e fundit mes Karabecit dhe portierit Frashëri, që më parë ka qenë pjesë e Tiranës.

Megjithatë trajneri Daja paralajmëron se nuk do të synojë spektaklin në fushë, por tre pikët e plota. “Tirana është e dënuar të fitojë, si në fushën e saj ashtu edhe në fushën kundërshtare.

Kjo është ndeshja më e rëndësishme, pasi nuk llogarisim asnjë ndeshje pas kësaj. Kjo sfidë shërben për ti dhënë vazhdimësi rezultateve pozitive.

Fitoret janë baraz me tri pikë, si në fushën tonë ashtu edhe në trasfertë. Por, natyrisht në fushën tonë pritshmëria është e madhe dhe shpresojmë që të marrim rezultat pozitiv e njëkohësisht të zhvillojmë lojë të mirë”tha tekniku që synon fitoren e parë në stadiumin e ri të Tiranës.

Dëbora në Kukës
Nuk kanë të sosur problemet për nën kampionët e Shqipërisë, pasi përpos problemeve me rezultatet ndeshjet e fundit, tashmë duhet të mendojë edhe për kushtet e fushës, pasi terreni i stadiumit ‘Zeqir Ymeri’ dje është mbuluar nga reshjet e dëborës duke vendosur në diskutim sfidën, por punonjësit e stadiumit arritën që ta pastronin duke shpresuar që të mos ketë më reshje deri në përfundim të ndeshjes së sotme.

E njëjta situatë u paraqitet edhe në Pukë, por Tërbuni dhe Skënderbeu vendosën zhvillimin e ndeshjes në Tiranë sot në 13:00. Ndërsa ndeshja e fundit e ditës do të zhvillohet në Vlorë, Flamurtari-Laçi. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës