Uji është tërhequr nga banesat dhe rrugët tashmë janë të hapura dhe situata pritet të përmirësohet në orët dhe ditët në vazhdim, por ende në zonën e Fierit dhe Vlorës rreth 300 banesa qëndorjnë të përmbytura.
Sinoptikanët parashikojnë se nuk do të ketë më reshje intensive, por do të ketë ulje të konsiderueshme të temperaturave, duke e bërë situatën të vështirë për banorët, të cilët pothuajse kanë humbur gjithçka, shumë prej tyre edhe rrobat e trupit.
Sipas gazetarit të Report Tv forcat e Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë të japin ndihmën e tyre tek banorët.
Nga nesër pritet të fillojë vlerësimi i dëmeve dhe sipas kryeministrit gjithçka do të dëmshpërblehet.
Er.K/Shqiptarja.com










