Të rinjt punësim në administratën
publike përmes shkollës verore
Për 5 ditë me radhë, në kampin veror të Jalës në Himare, 300 të rinj nga Shqipëria dhe Kosova ishin pjesë e shkollës së verës të Programit kombëtar të Praktikave të Punës.
Për 5 ditë me radhë, në kampin veror të Jalës në Himare, 300 të rinj nga Shqipëria dhe Kosova ishin pjesë e shkollës së verës të Programit kombëtar të Praktikave të Punës. Një aktivitet i Ministrisë së Mirëqenies, që synon trajnimin dhe socializimin e aplikantëve, të cilët kanë dëshirë të punojnë në administratën publike në të ardhmen. “Kjo jep idenë e shkollës së administratës publike, të gjithë intershipin me këtë ide e kemi ngritur.
Për t’iu ofruar një mundësi të artë të rinjve të diplomuar tashmë edhe jashtë vendit, për të pasur mundësinë që ta njohin nga afër administratën publike. Të mos e kenë atë frikën, që kur hyn në zyrat e shtetit, futesh në disa ambiente ku ka burokraci, korrupsion e letra pa fund, si dhe urdhra pa fund.
Por hyn në një institucion që i shërben shtetit”, tha Blendi Klosi. Vet programi i praktikave të punës ka për qëllim, që të rinjtë nga mosha 21-26 vjeç, të cilët kanë një diplomë ‘Bachelor’, të zhvillojnë aftësitë profesionale dhe të njohin administratën publike. Për këtë vit janë mbi 2.000 aplikime dhe praktika njihet si përvojë pune nëse rekrutohesh në administratën shtetërore.
“Do të doja t’iu nxisja shumë që edhe ju të ishit pjesë e konkurrimeve të mëtejshme në garat për të qenë pjesë e administratës publike. Ne kemi realisht shumë nevojë për të rinjtë që kanë një aftësi, dije dhe dëshirë për të qenë në administratë, por natyrisht duam që të gjithë ju të jeni pjesë e konkurseve”, theksoi më tej ministri Klosi. Vitin e kaluar, pas trajnimit nga ky program u punësuan rreth 200 të rinj në administratë me kontrata njëvjeçare. Edhe për vitin 2016 pritet që të ndodhë e njëjta procedurë.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
48.5%
-
Trump
48.4%
-
S'kam mendim
3.1%
Vota total: 7307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Ishte në kërkim, 21 vjeçari arrestohet afër stadiumit 'Dinamo'
5 Nëntor, 10:10
-
VIDEO/ Tragjedi në Peru, rrufeja godet futbollistët gjatë ndeshjes! Një i vdekur dhe katër të lënduar
5 Nëntor, 10:09
-
Atentati në Shkodër/ Dëshmia e Mustafa Licit: Djalin e kisha besimtar, falej 5 herë në ditë. Me Arlind Bushatin ishin shokë të ngushtë, i vranë kot
5 Nëntor, 10:01
-
Tiranë/ E kishte marr me qira, i vendoset eksploziv godinës së personazhit të TikTok Kozak Braçi
5 Nëntor, 09:55
-
'Vorio Epiri është një term i vdekur' Qeveria greke: Mundet për Ramën të mos ekzistojë, por minoriteti është atje! Rruga e Shqipërisë në BE kalon nga Athina
5 Nëntor, 09:50
-
Kombëtarja/ Sylvinho humbet Marash Kumbullën për ndeshjet e nëntorit
5 Nëntor, 09:49
-
Frika e NATO-s nëse Trump kthehet në pushtet, përgatitje për një skenar ekstrem
5 Nëntor, 09:42
-
Zgjedhjet në SHBA/ Çfarë ndodh pas mbylljes së votimit dhe sa vota i duhen presidentes/it për fitore?
5 Nëntor, 09:39
-
Amerika voton/ Inteligjenca amerikane: Rusia, kërcënimi më aktiv! Po përpiqet të ndikojë në 7 shtetet vendimtare për rezultatin
5 Nëntor, 09:32
-
Tiranë, babai godet me grusht vajzën e mitur, arrestohet! I vihet eksploziv godinës boshe në rugën dytësore 'Tiranë-Vorë'
5 Nëntor, 09:27
-
Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju
5 Nëntor, 09:12
-
Biografia/ Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës
5 Nëntor, 09:06