VLORË – Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar sot 12 km larg Orikumit në rrethin e Vlorës në thellësinë 10 km. Tërmeti ka pasur një magnitudë 4.2 ballë dhe ka shkaktuar lëkundje, por jo viktima në njerëz apo dëme materiale.

Ekspertët shqiptarë sizmologjisë thonë se zonat jonike- adriatike si Saranda, Himara, Vlora, Durrësi, Shkodra, Lezha renditen të parat për nga veprimtaria sizmike;  zonat e dyta aktive janë Korça, liqeni i Ohrit, Kukësi, Dibra dhe zona tjetër, brezi tërthor përfshin Vlorën, Lushnjën, Dibrën.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)