Ministria e Punëve të Jashtme ka raportuar mesditën e së mërkurës, se pesë shqiptarë kanë mbetur të plagosur nga lëkundjet e tërmeteve në Itali.
 
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, thuhet se Ambasada shqiptare në Romë shqiptarët e plagosur kanë mbërritur nga Amatriçe me helikopter në spitalin Gemelli, ku tre prej të cilëve i janë nënshtruar mjekimit të menjëhershëm, por asnjëri prej tyre nuk ka rrezik për jetën.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)