Pasojat e tërmetit të qershorit 2014  ende janë evidente në zonën e Cërrikut. 13 shtëpi janë akoma të dëmtuara që në  themele, muret e dhomave janë çarë dhe shtëpitë janë bërë të pabanueshme. 2 vite më parë qeveria shqiptare akordoi fondet e nevojshme për dëmshpërblimin e familjeve të prekura nga tërmeti, por familjet e prekura hedhin akuza për shpërdorim fondesh. Ata shkojnë më tej me deklaratën e tyre, duke theksuar se jo të gjithë u dëmshpërblyen dhe në lista vendosen familje të cilat nuk ishin prekur nga tërmeti. Bëhet fjalë për disa familje në zonën e Dumres ashtu edhe në 13 familjet e komunitetit egjiptian që jetojnë në lagjen fermë në Cërrik dhe në fshatrat Malasej e Shtërmen.

“Kur ra ai tërmeti në 2014 i çavi ato ashtu dhe neve tashi ose do rregullojmë do i zëjmë e gëlqere me gjonë, e zura pak një vijë e cila është hapur nga themeli deri lart.  Të ardhura s’kemi që ti rregullojmë, lek s’kemi gjë s’kemi. Jo as shpërblim asnjë gjë, as të ardhura asnjë gjë dhe i lutem shtetit që të na ndihmojë. Unë skam të ardhura, burrin e kam pa punë, djalin pa punë ,vetë pa punë”.

“Kam tre vite që jetoj këtu, nga tërmeti janë krisur shpiat dhe fle me frikë brenda në shpi. Jetojmë në ajër fare”.

Shtabi i emergjencave në prefekturën e Elbasanit miratoi listën e familjeve të dëmtuara pir që nga ajo kohë e deri tani janë më shumë se 20 familje të cilat u trajnuan politikisht duke mbetur jashtë listës së dëmshpërblimeve.

Redaksia Online
D.T/Shqitparja.com