Tetë milion persona janë prekur nga tërmeti katastrofik që goditi Nepalin. OKB thotë se më shumë se ¼ e popullsisë së vendit është prekur nga shkatërrimi masiv i tërmetit 7.8 ballë. Ndihmat ndërkombëtare kanë nisur të vijnë por në vend ka ende nëvoja të madha, ku mbi 1,4 milion persona kanë nevojë për ndihma ushqimore.
Tërmeti që goditi Nepalin të dielën shkatërroi mjaft ndërtesa në kryeqytet, në Kathmandu dhe preku mjaft zona rurale në të gjithë rajonin. Bilanci i viktimave sipas zyrtarëve është rritur në 4,310, ndërsa rreth 8 mijë janë të lënduar.
Nepali dhe zonat përreth kanë vazhduar të përjetojnë tronditje. Mijëra persona në Kathmandu kaluan natën e tretë në tenda në ambient të hapur pasi kanë frikë të futen sërish në shtëpitë e tyre. Situata paraqitet kritike dhe në rajonet rurale përreth epiqendrës së tërmetit.
Ushqimi, uji dhe elekriciteti mungojnë ndërsa ekziston frika për shpërthimin e sëmundjeve. Ende pas më shumë se 50 orëve pas tragjedisë grupet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin trupa nga gërmadhat.

/Shqiptarja.com