Tërmeti në Nepal, italiani: Besoja
se do vdisja i varrosur nën borë

NEPAL - Ndërsa në Nepal vijon dhe shtohet numri i viktimave nga tërmeti një italiani Michele Battelli tregon historinë e tij, momentet e ankthit e panikut gjatë ortekut dhe trishtimin kur gjeti mikun e tij të pajetë.
 
Battelli ndodhej në Everest bashkë me dy kolegë të tij, gjermanin Florian Nagl dhe menaxherin e Google, i cili humbi jetën gjatë ortekut të shkaktuar nga tërmeti, Dan Fredinburg.
 
Ai tregon se kishte dalë nga tenda sapo kishte ndjerë që akulli ku ata ishin vendosur ishte çarë dhe kishte lëvizur për rreth gjysmë metri.
 
Pasi ka dalë jashtë Battelli shprehet se është ndodhur para ortekut më të madh që ai mund të kishte parë dhe ishte çështja sekondash para se kampi ku ata ndodheshin të përplasej nga një mal bore dhe akulli.


“Poshtë reve u shfaq orteku i cili duhet të ishte mbi 1 km. U ktheva dhe vrapova në krah të kundërt duke u hedhur mbi disa shkëmbinj. 1 sekondë më vonë vala e ortekut kalonte mbi kokat tona.”
 
Në këto momente paniku, Battelli tregon se kishte menduar se tashmë ishte fundi, se do të vdiste i varrosur i gjallë nga bora.
 
“Thithja vetëm borë, mendova se do të vdisja i varrosur i gjallë. Më është dukur sikur ai moment ka zgjatur një përjetësi.”.
 
Pasi orteku i borës është qetësuar Battelli tregon më tej se ka dalë në kërkim të shokëve të tij, e ndërsa ka gjetur gjermanin Florian Nagl kanë vijuar kërkimet për menaxherin e Google, Dan Fredinburg të cilin e kanë gjetur të pajetë në disa shkëmbinj.

1
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua