Tërmeti në Zvicër, alarm edhe në
Milano dhe Lecco

Tërmeti në Zvicër, alarm edhe në<br />Milano dhe Lecco
ITALI-Një tërmet me magnitudë 4.4 është regjistruar në Zvicër rreth 65 km nga Lucernit.
 
Ndërkohë dridhjet e tërmetit kanë prekur edhe Italinë, ku forca e tij ka qenë më e madhe në Milano dhe në Lecco.
 
Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti është regjistrua në zonën midis Spiringen dhe Diesbach, jo shumë larg nga kufiri italian.
 
Mësohet se tërmeti u ndje në Ticino, në Italinë veriore, mes Piemonte dhe Lombardia, me dridhje kryesisht në Milano, gjithashtu dridhjet nga tërmeti ka patur edhe në krahinat e Varese dhe Como.
 
"Është regjistruar një tërmet i madhësisë 4.4 me epiqendër në Zvicër, 60 kilometra nga Cyrih dhe 60 kilometra nga kufiri italian", ka deklaruar Këshilltarja për Siguri dhe Mbrojtje Civile në Rajonin e Lombardisë, Simona Bordonali.
 
Bordonali ka bërë të ditur se nga tërmenti nuk janë shënuar dëme në prona ose në njerëz.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike