TIRANE-Të gjitha shoqatat që ofrojnë këshillim, mbështetje psikologjike, por edhe organizojnë seminare trajnuese jo vetëm për stafin spitalor, por edhe vetë familjarët e të prekurve nga HIV/AIDS nuk kanë më fonde. Si rrjedhim ata nuk ofrojnë më asnjë lloj ndihme të kësaj natyre mbështetëse për t'u qëndruar sa më pranë këtyre personave. Kjo për faktin se duke filluar që nga muaji mars janë ndërprerë edhe financimet që "Global Fund" u jepte këtyre shoqatave për mbështetjen e rëndësishme që ofronin.
Shoqatat na shpjegojnë se ata i kanë drejtuar disa herë kërkesa për mbështetje ministrisë së Shëndetësisë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. "Si rrjedhim, aktualisht të gjitha shoqatat nuk u ofrojnë këtyre personave asnjë lloj shërbimi, sigurisht nuk bëhet fjalë për pjesën shtetërore ku përfshihet mnbështetja me medikamente, por e kam fjalën për të gjithë atë mbështetje të madhe që jepej nga shoqatat duke i këshilluar ata, duke i mbështetur psikologjikisht, duke u shkuar në shtëpi dhe biseduar me ta për çdo lloj problemi që kanë dhe në mjaft raste duke ndërhyrë që gjërat të futen në rrugën e duhur.
Ndërkohë që ministria e Shëndetësisë nuk ka as ndonjë plan se si mund të na mbështesë në të ardhmen apo se si mund ta plotësojë vetë këtë handikap të lënë bosh nga shoqatat", - na shpjegojnë përfaqësuesit e disa prej shoqatave që në fakt e paralajmëruan këtë gjë që në fillim të muajit dhjetor, ku i dërguan një letër të hapur të gjithë institucioneve dhe u kërkohej që masat të merreshin në kohë. Në fakt të njëjtin fat kanë pasur edhe shoqatat që e ushtrojnë aktivitetin e tyre duke ndihmuar personat që kanë varësi nga substancat narkotike, të cilat që në fillim të muajit prill nuk shpërndajnë më metadon, një substancë që lufton efektin e narkotikëve, duke rrezikuar kështu që ata që e kanë nisur këtë terapi t'i rikthehen sërish drogës. Global Fund ishte i pranishëm në vendin tonë që prej disa vitesh me një mbështetje mjaft të madhe nëpërmjet donacioneve, por këtë vit vendosi të ndërpresë financimet për shkak të krizës ekonomike që e ka prekur.
PA ANALIZA
Por jo vetëm mungesa për shkak të mungesës së fondeve nga donatorët e huaj. Të sëmurët e prekur nga HIV/AIDS-i kanë edhe mungesa të pjesës që mbulon shteti. Kështu nëse ke dyshime që mund të jesh infektuar me HIV dhe paraqitesh pranë qendrës ambulatore, që ndodhet te infektivi në QSUT, për të bërë analizat e gjakut, rruga të ka shkuar dëm. Kjo pasi në këtë qendër, ku çdo ditë mblidhen ata që janë të infektuar me HIV, jo vetëm për të marrë medikamentet, por edhe për çdo problem tjetër, mungojnë kitet e gjakut që bëjnë të mundur analizën e testit të thjeshtë të HIV. Mjekët të japin një rekomandim dhe të sugjerojnë që këtë analizë të thjeshtë të shkosh ta bësh pranë Institutit të Shëndetit Publik, për shkak të mungesave që ka në këtë shërbim. "Nuk kemi kite, kështu që do të shkosh tek ISHP-ja ta bësh analizën", - thotë specialistja teksa përshkruan edhe rekomandimin përkatës për tek ISHP. Në fakt kitet e analizës së gjakut mungojnë që prej disa kohësh, por mjekët shprehen optimistë se ata mund të mbërrijnë shumë shpejt duke zgjidhur kështu mungesën e tejzgjatur.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com