TIRANE- Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të lehtësojë shërbimet ndaj pacientëve me dializë. Kështu, kjo kategori, do të ketë mundësi që eritropoetinën, një medikament bazë plotësues i trajtimit të tyre me dializë, ta marrin pranë qendrave të dializës në rrethe aty ku edhe të sëmurët marrin trajtimin e tyre dialitik duke evituar kështu ardhjen e tyre në Tiranë për marrjen e saj si deri më sot.
Ministria ka vendosur të krijojë lehtësi edhe përsa i përket transportit të kësaj kategorie. Pikërisht për këtë arsye tashmë janë urdhëruar të gjitha drejtoritë e spitaleve që bazuar në listën e të sëmurëve të miratuar nga qendra ku ofrohet shërbimi i dializës, dhe sipas vlerësimit të drejtorit të spitalit, të sigurojnë transportin e të sëmurëve nga vendi i banimit, në qendrën e dializës dhe anasjelltas, nëpërmjet automjeteve të transportit të spitalit, apo atyre të shërbimit urban-publik e privat duke rimbursuar koston e transportit. Në vendin tonë janë rreth 400 persona, të cilët kanë nevojë për trajtim dialitik që të mund të kenë një funksionim të rregullt të proceseve jetike.

LAJMET MË TË VLERËSUARA