TIRANE- Personat që vuajnë nga çrregullimet mendore do të trajtohen në qendra komunitare. Ministria e Shëndetësisë ka hartuar draftin për trajtimin e të sëmurëve në këto qendra të specializuara, duke thënë se po plotësohen në këtë mënyrë kërkesat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në draft, neni 7 përcakton për herë të parë të drejtat e të sëmurëve. Ato lidhen jo vetëm me mënyrën e trajtimin, por edhe më të drejtën për të kërkuar shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga keqtrajtimet e mundshme. Në anën tjetër trajtimi i pavullnetshëm i këtyre personave, për herë të parë do vlerësohet me vendim gjykate. Ministri i Shëndetësisë tha se ka vend për t'u përmirësuar shërbimi në psikiatri.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)











