Të shtëna në kufi mes Kosovës
e Serbisë, vritet një shqipta

Të shtëna në kufi mes Kosovës<br />e Serbisë, vritet një shqipta
Një shqiptar është vrarë dhe një tjetër është plagosur kufirin Kosovë-Serbi. Sipas mediave kosovare emri i viktimës është Fatmir Mehmeti nga fshati Dumnicë e Epërme, ndërsa i plagosuri një 37- vjeçar nga fshati Llaushë.

Në kufirin Kosovë-Serbi një ditë më parë pati një shkëmbim zjarri. Sipas mediave në Prishtinë, shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur ndërmjet prerësve ilegalë të pyllit dhe xhandarmërisë serbe, ku një pjestar i policisë serbe ka mbetur i vrarë.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug, shkruan se ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviç, pas vdekjes së pjesëtarit të xhandarmërisë si pasojë plagëve të mara afër kufirit me Kosovën, ka njoftuar se ka urdhëruar shtimin e numrit të policëve serbë në këtë kufi.

"Kam urdhëruar që në këtë pjesë të zonës tokësore të dërgohen forca të fuqishme policore, të cilat do të mbrojnë jetën e pjesëtarëve të policisë, të popullatës lokale dhe interesat vitale të vendit tonë", ka thënë Stefanoviç.

Ndërkohë KFOR-i i ka dënuar ashpër të gjitha "kalimet ilegale të linjës administrative të kufirit dhe çfarëdo veprimi të dhunshëm apo ilegal".

Përmes një komunikate dërguar mediave thuhet se Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Salvatore Farine dhe ushtruesi i detyrës së shefit të EULEX-it, Jowlle Vachter, shprehin “keqardhjen e sinqertë për familjen e dy viktimave në incidentet e fundit dhe ngushëllime për oficerët policorë të xhandarmarisë serbe për humbjen e një pjesëtari të tyre derisa ishte duke kryer detyrën”.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje