Të unifikuar, serbët synojnë më
shumë se 10 vende në Kuvend

Të unifikuar, serbët synojnë më<br />shumë se 10 vende në Kuvend
MITROVICE- Subjektet politike nga radhët e komunitetit serb janë duke i zhvilluar konsultimet dhe negociatat përfundimtare para se të dorëzojnë listën e tyre të përbashkët me të cilën do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit.
 
Pas sugjerimeve të Beogradit, partitë më të mëdhatë serbëve kanë vendosur që të garojnë me listën e tyre unike, e cila do të mblidhet rreth Iniciativës Qytetare Serbe, e njohur edhe si lista “Srpska”.

Pjesë e saj, pritet të jenë edhe Iniciativa LSD dhe Partia e Pavarur Liberale.
 
Goran Rakiç, kryetar i Mitrovicës veriore dhe përfaqësues i Listës Serbe thotë se e vetmja mënyrë me të cilën serbët mund të marrin më shumë sesa 10 ulëset e garantuara për ta në Kuvendin e Kosovës është garimi me një listë të përbashkët.
 
“Vetëm të bashkuar mund të fitojmë mandate të mjaftueshme dhe të marrim pjesë në punimet e Kuvendit”, thotë Rakiç.
 
Listës Serbe të formuar nga Beogradi e cila në zgjedhjet lokale ka arritur të fitoj në 9 komuna, pritet t’i bashkohet edhe Partia e Pavarur Liberale e Slobodan Petroviqit, ministër në largim i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe zëvendëskryeministër i Kosovës.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike