Presidenti i Republikës më në fund foli. Duke marrë urime. Sepse deri më sot nuk foli. Edhe kur duhej të shprehte diçka tha se: “Unë flas me dekrete”,
“Flas me heshtjen time”. Dje i ra me Top. Si kurrë më parë. Drejt e në zemër të të Keqes, problemit ende të pazgjidhur të shoqërisë shqiptare 22 vite pas lëvizjes së Dhjetorit ’90. Foli për komunistë që për mbi dy dekada janë shitur si demokratë, spiunë ish-Sigurimi që kanë uzurpuar qeverisjen në të gjitha nivelet e saj, duke rrahur gjoksin si mbrojtës të demokracisë dhe të shtresave të përndjekura. Fjala e kreut të shtetit ishte e mirëpritur, sepse ajo vë gishtin në plagën që ende kullon dhe majiset: ndarjen e vendit nga e shkuara dhe personazhet komuniste që drejtuan me dhunë dhe terror vendin për 45 vite dhe që vijuan ta bëjnë nën kostume anti-komunistësh në dy dekadat pasuese.
Sepse Shqipëria, fatkeqësisht edhe pse ishte vendi me rregjimin me gjakatar në ish-Lindjen Komuniste, është ndër të vetmet që ende nuk i ka hapur dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, që nuk ka larguar nga funksionet dhe vendimmarrja pulblike persekutorët dhe bijtë e tyre. Por fjala nuk mjafton. Ajo vetëm sa trazon edhe më shumë shqiptarët. Nëse dje presidenti i ra me TOP duke drejtuar gishtin te e Keqja, misioni i tij, nëse vërtet ka ndonjë të tillë, është çmontimi i kësaj të Keqeje që na rri mbi krye. Duke nisur një aksion të mirëfilltë politik, që do të shpërbënte këtë kastë imorale politike, që pas 22 viteve pluralizëm mendon dhe vepron si në monizëm.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com