"T’i mundim në futboll, e vetmja
ku konkurojmë me Gjermaninë"

ku konkurojmë me Gjermaninë"">
Ndryshe nga koha kur ish-kryeministri Sali Berisha deklaronte se Shqipëria konkurron me Gjermaninë për rritjen ekonomike, kryeministri aktual Edi Rama ka një tjetër këndvështrim konkurrence. Sipas tij, e vetmja pikë ku Shqipëria mund të konkurrojë me Gjermaninë është vetëm futbolli.

“Ka qenë një fazë kur besonin se ishim të dytët pas Gjermanisë, si një luan i vogël ekonomik por unë besoj se kemi vite dritë që na ndjanë dhe sa më shumë ne të përfitojmë nga drita e juaj aq më mirë është, por kur vjen puna të konkurrenca është t’ju mundim në futboll, më shumë se kaq nuk mund të arrijmë ndonjëherë. Edhe nëse nuk ju mundim, në skuadrën tuaj kombetare ka nje kontribut te drejtperdrejte shiqptar, keni Shkodran Mustafin që nuk është i joni është i juaji, ju e morët. Gjermania ka fanelle më hijerëndë, ai në Gjermani ka peshën e interkonjeksionit që firmosëm ne sot firmosem këtu. Madje rrezik ehste me i shtrenjte se interkonjeksioni”.

Kështu u shpreh Rama gjatë firmosje së marrëveshjes së mes Republikes Federale te Gjermanise dhe Republikes së Shqipërisë për pjesën e dytë te financimit të Projektit “Linja e interkonjeksionit 400 kV Shqipëri – Maqedoni”.

Berisha deklaratat për ekonominë si Gjermania
Gjatë kohës kur ka qenë kryeministër, Sali Berisha bënte deklarata këmbëngulëse se nën qeverisjen e tij, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë pas Gjermanisë me rritje ekonomike.  Edhe pas nje konference në Mynih me 5 shkurt 2012, kryeministri shqiptar, Sali Berisha, do të shprehej: Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe në Europë në katër vitet e fundit të mbledhura bashkë".

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin