'Ta bëjmë Evropën përsëri të madhe', Orban dhe Le Pen planifikojnë një miting në Madrid sipas modelit të Trump

'Ta bëjmë Evropën përsëri të madhe', Orban dhe Le Pen planifikojnë një miting në Madrid sipas modelit të Trump

Marine Le Pen dhe Viktor Orban

Grupi i ri i Parlamentit Evropian, "Patriotët për Evropën," ka si qëllim të bashkojë forca të djathta ekstreme populiste nga mbarë Evropa. Ky grup përfshin parti si ato të kryeministrit hungarez Viktor Orbán, Alarm Kombëtar (RN) të Marine Le Pen nga Franca, dhe Partinë e Lirisë (FPÖ) të Herbert Kickl nga Austria.

Ata kanë planifikuar një miting të titulluar "Ta bëjmë Evropën përsëri të madhe" në Madrid më 8 shkurt, një slogan që është dukshëm i frymëzuar nga retorika e fushatës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që është përdorur tani dhe në Evropë nga ky grup, sipas POLITICO.

Grupi "Patriotët për Evropën" u krijua pas zgjedhjeve evropiane të vitit 2024, dhe synon të bashkojë forcat e djathta populiste të kontinentit. Aktualisht, në Këshillin Evropian, grupi përfaqësohet nga Viktor Orbán, por kjo mund të ndryshojë së shpejti, pasi Partia e Lirisë e Austrisë (FPÖ), e cila është pjesë e grupit, është në negociata për një koalicion qeveritar. Lideri i FPÖ, Herbert Kickl, po konsiderohet nga shumë si kancelar i mundshëm i Austrisë.

G.K/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/01/2025 04:58

    Ja ku e gjeten idhullin e frymezimin per t'u mbledhur gjithe fashistet dhe autokratet evropiane !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë