Ta zhvillojmë ekonominë në mënyrë inteligjente?

Ta zhvillojmë ekonominë në mënyrë inteligjente?

Fatos Çoçoli

Strategjia e Specializimit Inteligjent S3 e qeverisë shqiptare (njëlloj si ajo e Bashkimit Evropian) synon t’i kthejë institucionet e arsimit të lartë të vendit në qendra të zhvillimit dhe specializimit inteligjent

Specializimi inteligjent do të jetë sfida e sotme dhe e viteve në vazhdim, për t’u përballuar me tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital, si zhvillime të natyrshme dhe të domosdoshme.

Përgjigjja është e menjëhershme dhe e fortë: PO! Nuk kemi kohë për të humbur! Zhvillimet e vrullshme teknologjike të sotme që ka sjellë revolucioni i katërt  industrial kudo në botë, me sfidat e njohura dhe të panjohura që sjell robotizimi dhe inteligjenca artificiale, e bëjnë të domosdoshme një zgjedhje inteligjente të qeverisjes publike të shoqërisë dhe ekonomisë sonë.

Ja përse më 12 prill 2023, në Tiranë zhvilloi punimet konferenca “Strategjia e specializimit inteligjent në Shqipëri S3”. Në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të kabinetit qeveritar, Akademisë së Shkencave, shoqatave prodhuese në vend, shoqërisë civile, si dhe ekspertë të huaj të fushave që përfshin strategjia, të ciët kontribuojnë në vendin tonë.

Qeveria Shqiptare mbështet miratimin e Strategjisë së Specializimit Inteligjent në Shqipëri S3, si një instrument i rëndësishëm për drejtimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit ,bazuar në dije dhe inovacion.

Specializimi Inteligjent është një nga nismat kryesore të Komisionit Evropian, qeverisë së Bashkimit Evropian, i cili ka ngritur një mekanizëm të quajtur “Platforma e specializimit inteligjent”( https://s3platform.jrc.ec.europa.eu/) , pjesë e së cilës prej nëndorit të vitit 2017 është edhe Shqipëria. Platforma lehtëson mbledhjen e të dhënave, analizën dhe mundësitë e rrjetëzimit me vendet e tjera evropiane, që janë pjesë e kësaj platforme.

Përcaktimi i fushave prioritare do të lehtësojë punën e qeverisë në financimin e tyre për periudhën 2024-2030.

Tabela 1. Sektorët e ekonomisë dhe shoqërisë, me përparësi specializimin inteligjent

  1. Energjia e rinovueshme
  2. Menaxhimi i ujit
  3. Bujqësia dhe zhvillimi rural
  4. Siguria ushqimore
  5. Turizmi i qëndrueshëm
  6. Shëndeti publik
  7. Ruajtja e mjedisit

Strategjia synon t’i kthejë institucionet e arsimit të lartë të vendit në qendra të zhvillimit dhe specializimit inteligjent për shoqërinë dhe ekonominë tonë, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të tyre.

Me Strategjinë e Specializimit Inteligjent në Shqipëri S3, nisim një faqe të re, duke hartuar një strategji me një metodologji ndryshe, që do të jetë si një udhërrëfyese për qeverinë shqiptare dhe i vjen në ndihmë zhvillimit të sektorëve dhe nënsektorëve të ekonomisë, në përgjigje të zhvillimeve bashkëkohore që kërkon koha, duke mundësuar progres dhe punësim për të rinjtë.

Qeveria përkrah dhe mbështet procesin e specializimit inteligjent të Shqipërisë dhe po punon me ekspertë të BE-së, për hartimin e dokumentit përkatës, në linjë me procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Qeveria po shikon përqëndrimin e investimeve publike të ardhshme tek inovacioni, për të zhvilluar ekonominë në mënyrë inteligjente.

Specializimi inteligjent do të jetë sfida jonë kryesore e sotme dhe e viteve në vazhdim, për t’u përballuar me tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital, si zhvillime të natyrshme dhe të domosdoshme, për të ndryshuar dhe përmirësuar shoqërinë dhe ekonominë shqiptare, duke i bërë ato më konkurruese dhe më tërheqëse për të rinjtë.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 18/04/2023 10:33

    Per cfare zhvillimi ekonomik e Ke fjalen? Greku na saboton ne cdo hap sidomos ne projekte ne jug. Rama eshte lepe peqe me qarqe armiqsore per ekonomine.

    Përgjigju
    • Tani.: 18/04/2023 13:05

      Ke te drejte . Parlamenti ne bashkepunim me Shish-in duhet te krijoje nje komision te vecante per sabotimet greke ne ekonomik. Edhe Rama edhe sala jane njelloj ne kete drejtim.

    • Lali ERI: 18/04/2023 12:15

      O Eri na rruash ate "mikun"se mendja te ka lene me kohe se sipas teje po te ishte dikush tjeter(berisha apo iliri e sidomos basha)ekonomia do te ishte me mire.idiot!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja