Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka deklaruar se duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, bizneset dhe sipërmarrjet në Shqipëri do të paguajnë afërsisht 2000 euro në vit shtesë.
Përmes kësaj deklarate ajo ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për kosto ekstra për bizneset e rrënuara nga kriza dhe pandemia.
"Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, bizneset dhe sipërmarrjet në Shqipëri do të paguajnë afërsisht 2000 euro në vit shtesë. Kjo kosto ekstra për bizneset e rrënuara nga kriza dhe pandemia, êshtë “dhurata” e re e Edi Ramës për klientët e tij dhe i ka kushtuar xhepave të shqiptarëve 16 mil euro.
Bizneset e mesme dhe te vogla do të rëndohen dhe më tej për të paguar këtë konçension të ri, dhënë një kompanie kroate si qokë personale e Ramës dhe që do të paguhet nga xhepat e shqiptarëve. Fiskalizimi përfshin një shtesë të kostove të internetit me mesatarisht 130 euro në vit, ndërkohë që vlera e përditësimit të sistemeve financiare shkon mesatarisht deri në 500 euro në vit nëse biznesi zotëron një llogari (pra një të punësuar apo vetëpunësuar)", shkruan Tabaku.
Në postimin e saj në “Facebook”, ajo shkruan se bizneset e mesme dhe të vogla do të rëndohen dhe më tej për të paguar këtë koncesion të ri, dhënë një kompanie kroate si qokë personale e Ramës dhe që do të paguhet nga xhepat e shqiptarëve.
"Të gjitha këto përllogaritje kryhen pa pasur parasysh çmimet që do të ofrojnë kompanitë që do të merren me programin e fiskalizimit. Por burimet nga sipërmarrjet që kanë kryer disa llogari personale flasin për një kosto të faturave të fiskalizimit që shkojnë mbi 650 euro deri në 1626 euro/vit.
Shkurt dhe qartë, gënjeshtrën e Ramës se që nga janari 2021 bizneset e vogla nuk do të paguajnë asnjë taksë e nxjerr zbuluar taksa e fshehur e Fiskalizimit, përvec taksave dhe tarifave lokale te 10 fishuara. Një barrë e re fiskale që i vendoset padrejtësisht nga dy herë bizneseve të vogla, bizneseve të mesme dhe natyrisht dhe bizneseve të mëdha.
Boll më me gënjeshtra! Boll më me sjellje arrogante që vetëm i marrin frymën biznesit sidomos në këto kohë pandemie. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Ka nevojë për frymëmarrje, për një ekonomi tregu, për incentiva karshi sipërmarrjes. Ne do të ndahemi një herë e mirë nga keqqeverisja dhe abuzimi me taksat e shqiptarëve", vijon ajo më tej.
O balona tabake po ktyre që do i japi lek Edi Rama të gjith socialist jan ? ? ? A mjer ju për ktë mëndje që keni imagjinoni o Shqiptar të vin kta në pushtet se çfar i bëjnë kta Shqipris me kto mënd që kan kta e kjo balona tabake vajza e kryehajdutit.
PërgjigjuO balone tauke pa bisht...ik pirdhu..
PërgjigjuUne nuk kuptoj pse kembengulin keta me deklarata bombastike,ku nuk bejne as nje efekt ne popull? Kaq te trashe jane qe nuk kuptojne akoma qe shqiptaret ka ik shume here me karg prej mendjes se mykur te tyre? Kush jane miqte e klienter e Rames? Kaq e veshtire edhte tu vesh emer mbiemer? Ramafavorizon miqte e tij ne kurriz te bisneseve te tjera? Kush jane keta miq? Apo kjo ju ngarkon me pergjegjesi,Si i favorizon Rama? Shpjegojeni qe ta kuotojne te gjithe,apo preferoni papagalleqet?!Boll me me deklarata idiote se na merzitet,o jeni ne gjendje te tregoni fakte o mbylleni gojen.
Përgjigju@Pjeter E dine fort mire qe shqiptaret ne shumice te cilesuar nuk u besojne (druaj se edhe ata vete nuk i besojne deklaratat e tyre) por synojne te ngulisin mediatikisht alibine e simetrise se zullumit-te gjithe jemi njesoj.Kjo eshte e vetmja alternative konkuruese dhe programore e babaleve te vet-djegun.