Tabaku 'bllokon' Vettingun, nesër
mblidhet Kuvendi për zëvendësimin

Tabaku 'bllokon' Vettingun, nesër<br />mblidhet Kuvendi për zëvendësimin
Nesër pritet që të mblidhet në një seanca të jashtëzakonshme parlamenti i Shqipërisë për të miratuar propozimin e Partisë Demokratike për të zëvendësuar deputeten Jorida Tabaku, e cila e ka të pamundur për të qenë në komisionin me 12 anëtarë të Vettigut për Rivlerësimin, pasi është bërë nënë dhe aktualisht ndodhet në Greqi.
 
Në mungesë të Jorida Tabakut u ra dakord nga të gjitha palët që të mblidhen firmat për të bërë zëvendësimin në komisionin ‘Ad Hoc’ të Rivlerësimit të Kandidaturave.
 
Për arsye objektive dhe kur them për arsye objektive dëshiroj ti uroj koleges Jorida Tabaku për dy vajzat që sapo ka lindur. Mendoj se kjo është arsye më objektive sesa objektivja dhe më njerëzore sesa njerëzorja.
 
Jemi në kushtet kur nuk mund të kryejnë sot votimin që na kërkon ligji. Dhe duhet të ecim me procedurat përkatëse sipas ligjit për të bërë zëvendësimin e  zonjës Tabaku me një koleg tjetër, sigurisht me vendimin e parlamentit, që sipas ligjit të thërrasim mbledhjen e Kuvendit
’ tha Majko.
 
Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, pasi për këtë komision nuk ishin parashikuar zëvendësues nga PD nëse do të kishte mungesa.
 
Kujtojmë që dje, Komisioni ad hoc për Vettingun, ka zgjedhur gjashtë anëtarët e Kolegjit të Apelimit, ndërsa sot ishin planifikuar për t’u zgjedhur anëtarët e Komisionit të Rivlerësimit.

Një gjë e tillë duket se do të ndodhë shumë shpejt, pasi të gjitha palët kanë rënë dakord që deputetët të shkëputen nga fushata dhe të mblidhen për të votuar zëvendësimin për të mos penguar rrugën e Vettingut.


dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar