Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale lidhur me shqetësimet e biznesit në Shqipëri.

Sipas saj  84% e bizneseve raportojnë se preken nga kriza,dhe se këto konsiderohen si politika shtrenguese të qeverisë Rama.

Statusi i Plotë:

“84% e bizneseve raportojnë se preken nga kriza, qeveria merr vendime antikushtetuese t’i bllokoje llogaritë jo vetëm pronarit të biznesit.

Do ndryshonin dhe kushtetutën me akt normativ, tani mendojnë se urdherat e ministrave vlejnë më shumë se kushtetuta!”

Dhe në ditët e fundit në ikje mendojnë veç si të shtrëngojnë biznesin, të ushtrojnë presion me tatimore te dera me vendime antikushtetuese.

Në vend të politikave lehtësuese vendosin dhunën e presionin”, shkruan Tabaku