Tabaku akuza qeverisë: Bëni propagandë, por varfëria nuk fshihet! Shifrat zyrtare tregojnë se 117 biznese në ditë ulin qepenin

Tabaku akuza qeverisë: Bëni propagandë, por varfëria nuk fshihet! Shifrat zyrtare tregojnë se 117 biznese në ditë ulin qepenin

Jorida Tabaku

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nuk hesht së akuzuari qeverinë se për faj të keqmenaxhimit të saj të pandemisë, propagandës dhe mosmbështetjes me fonde për qytetarët, shumë biznese janë detyruar të ulin qepenat. Sipas Tabakut janë 117 biznese në ditë që mbyllen dhe 160 shqiptarë në ditë humbën punën që prej fillimit të 2020. Tabaku shprehet se qeveria bën vetëm, propagandë se po ndihmon me paketat e ndihmës bizneset, por sipas saj është e pamundur të fshihet papunësia dhe varfëria.

"Në mesin e pandemisë dhe ramavirusit që po shkatërron ekonominë shqiptaret kane degjuar por se kane provuar ndikimin e paketës se ndihmës nga qeveria. Borite e propagandës buçasin fort ne përpjekje për te mbytur zërin e qytetareve qe po varfëron dhe bizneseve qe po falimentojnë. Por është e pamundur te fshihet papunësia, varfëria dhe ulja e qepenave. 160 shqiptare ne dite humben punën qe prej fillimit te vitit. 177 biznese mbyllen çdo dite dhe këto janë vetëm shifrat zyrtare. Po te llogarisim dhe punonjësit e informalitetit, numri i familjeve shqiptare qe nuk kane mundësi te ushqejnë fëmijët e tyre është i frikshëm për një vend evropian. Kësaj te vërtetë te hidhur dhe te dhimbshme qeveria shqiptare i është përgjigjur me pagesat e koncesioneve dhe PPP-ve, me amnisti fiskale te parave te krimit dhe me vjedhjen e çdo fondit te mundshëm për rindërtimin", shkruan Tabaku.

Tabaku shprehet se për shmangien e krizës gjatë pandemisë, qeveria duhet të kishte dëgjuar PD kur propozoi që lekët e koncesioneve t'i shkonin shqiptarëve dhe të hiqeshin taksat, por nuk sipas saj Rama tradhtoi shqiptarët dhe mbështeti oligarkët.

"Ne ofruam planin tone për të shmangur thellimin e krizës gjate pandemisë. Për te rialokuar 120 mln euro destinuar PPP-ve për 2020 që t’iu shkonin shqiptarëve. Propozuam heqjen e taksave për këtë vit krize. Kërkuam të mbështetej konsumi dhe incentivat për të shpenzuar qytetarët. Por qeverisja e rilindjes dështoi dhe sa herë kopjoi e bëri gabim. Tradhtuan shqiptarët sepse e kanë jetën e lidhur me oligarkët. Shqipëria ka potenciale dhe mundësi te rimëkëmbet vetëm me një plan serioz ne shërbim te qytetareve dhe bizneseve. Kriza ka vetëm një rrugëzgjidhje: projektin ekonomik te PD. Shqipëria në punë është synimi jonë", përfundon statusin e saj Tabaku.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babale: 01/09/2020 17:50

    Babale Tabaku By** th Bardhaku

    Përgjigju
  • Tironci: 01/09/2020 15:35

    O balon Tabake llafazane! Keto qe ulin qepenet presin te vini ju ne pushtet per te mos paguar taksa,drita,ujtin,dhe te punojne simbas qejfit tyre o pleher,qe kurr nuk keni per te ardhur ne pushtet me genjeshtra dhe mashtrime te perditeshme, nga kryetari yt hajdut e vrases.

    Përgjigju
  • robi: 01/09/2020 13:55

    Tabakhonja paska bere zbulimin e radhes, nuk vihet ne pushtet duke bere deklarata shpifese moj tabakhone, na ke lodhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda