Tabaku akuza qeverisë: Po diskriminojnë biznesin e vogël dhe të mesëm, bizneset e mëdha po marrin tregun

Tabaku akuza qeverisë: Po diskriminojnë biznesin e vogël dhe të mesëm, bizneset e mëdha po marrin tregun

Jordia Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka kritikuar ashpër masat fiskale të qeverisë lidhur me biznesin e vogël dhe të mesëm, duke theksuar se kjo e pengon zhvillimin e tyre dhe i diskriminon.

Sipas saj qeveria ka përgatitur një plan ku biznesit të vogël dhe të mesëm do ti vendosen taksa, ndërsa nga ana tjetër bizneset e mëdha janë favorizuar.

“Biznesi Vogël ka vuajtur më shumë, është diskriminuar dhe ka pasur falimentime të tyre masive

Qeveria ka aplikuar masa fiskale që kanë penguar dhe diskriminuar Biznesin e Vogël. Ka ende një plan të qeverisë për vendosjen e taksave tek SME-të.

Ndërkohë që ky ligj hap një problem në lidhje me fondet dhe granatet e vendosura nga buxheti që nuk e kemi të qartë si do t’iu shpërndahet sipërmarrësve! Si do të pengohet favorizimi për një SME ndaj një tjetri?!

100 mijë biznese që sot janë në mëshirë të qeverisë e cila duket se më shumë ka hall favorizimet e disa bizneseve të mëdha se sa jetën ekonomike të SME-ve!

Biznesi Vogël ka qenë I diskriminuar dhe janë favorizuar bizneset e mëdha duke ua marrë tregun e biznesit të vogël.

Ka përgatitur qeveria një plan afatmesëm taksimi ku biznesit të vogël do ti vendosen taksa. Nuk mora asnjë përgjigje për këtë pikë përpos propagandës edhe pse te gjiths e kemi lexuar këtë strategji!”, shkruan ajo.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtësia: 12/04/2022 14:49

    Ritja e çmimeve nuk mjafton për ta roptuar këtë milet, por u duhet ta blejnë mjellin dhe shum produkte të tjera, të përzjera me krunde, shikojini sa nuk është vonë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin