Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka dënuar deklaratat e Taulant Ballës, pas fyerjeve ndaj Albana Vokshit.

“Zoti kryetar, që të ofendohet një kolege në këtë nivel, nuk ka arritur asnjëherë në këtë sallë të paktën në 12 vite që unë jam këtu. Është cënuar dinjiteti i një kolegeje. Ju rrini gjithë ditën mburreni sesi po fuqizoni gratë dhe kështu po i fuqizoni gratë? Kjo që ju bëtë u përplaset në fytyrë fëmijëve e nënave. Unë nuk do e doja që fëmijët e mi të dëgjonin atë shprehje. I bëj thirrje kolegeve socialiste që të mos ndahemi për këtë çështje. Të bashkohemi dhe të mbështesim një kolege. Dënoni aktin kryetar. Më pas të kërkohet ndjesë ashtu si e meriton zonja, jo të justifikohet. Për opozitën keni marrë masa të menjëhershme, kanë dalë deputetë nga salla. Merrni masa që Vokshi kur të kthehet në shtëpi te vajzat, të mos i thonë ‘pse u tha ajo shprehje’. Kush do e donte këtë në shtëpitë tuaja?”, tha Tabaku.

Ndërkohë Peleshi tha se Parlamenti në Shqipëri është i vetmi në Europë ku përgojohen familjarët, gratë dhe vajzat.

“Zonja Tabaku, si thotë populli shqiptar, pas një të keqeje ka edhe një të mirë. Është mirë që ta hapim këtë diskutim sepse ky është nga Parlamentet e vetme në Europë që e ka personalizimin e familjarëve, pjesë të përditshme të çdo axhende. Nëse jeni dakord që t’i japim fund personalizimin të politikës, do të isha unë i pari, sepse të dëgjosh një seancë ku merren nëpër gojë gra e vajza... Unë nuk i kam përdorur gjithë jetën time”, tha mes të tjerash Peleshi.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Balla-Vokshit: Për ty kemi numrin 0900! Bardhi: Je mësuar me kur*at në partinë tënde! PS kalon në votim, opozita braktis sallën