Tabaku:E paralajmëruam rritjen
e çmimit të energjisë elektrike

Tabaku:E paralajmëruam rritjen<br />e çmimit të energjisë elektrike
TIRANË - Atë që ministri Gjiknuri e quajti ‘një lajm i mirë’, kalimi në qeveri i marrëveshjes së huasë me Bankën Botërore prej 150 milionë dollarësh, për PD përforcoi lajmin e keq se çmimi i energjisë do të rritet.

“Çmimi do të rritet paçka shakasë së hidhur të Gjiknurit se do të ketë rritje, por konsumatori familjar do të mbrohet. Sesi i mbron kjo qeveri konsumatorët në Shqipëri, tashmë e di i madh e i vogël.”- tha deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku gjatë një deklarate për mediat.

Sipas saj Gjiknuri u rrek t'u hedhë hi syve shqiptarëve duke u kujtuar atyre se rritja e fundit ka ndodhur para 4 vitesh, se regjimi që nuk rriste çmimet iku dhe tani ata duhet të mësohen me rregullat e reja të tregut.
 
Më tej Tabaku shton se Gjiknuri me dashje ngatërroi privatizimin e 4 hidrocentraleve, të cilat jepnin me pak se 3% të prodhimit të vendit, me gjoja një nga shkaqet për rritjen e çmimit të energjisë sot.

Deklarata e plotë e deputetes së PD-së, Jorida Tabaku
Ndonëse sipas tij “një lajm i mirë”, siç e quajti ministri Gjiknuri kalimin në qeveri të marrëveshjes së huasë me Bankën Botërore prej 150 milionë dollarësh, zëri i tij i mekur i përforcoi edhe më shumë lajmet e këqija të mëposhtme për shqiptarët:

Çmimi i energjisë do të rritet! Është saktësisht ajo që Partia Demokratike ka paralajmëruar prej muajsh. Çmimi do të rritet paçka shakasë së hidhur të Gjiknurit se do të ketë rritje, por konsumatori familjar do të mbrohet. Sesi i mbron kjo qeveri konsumatorët në Shqipëri, tashmë e di i madh e i vogël. 

Gjiknuri u rrek të lajë duart duke thënë së çmimi do të rritet sepse kështu mendon Enti Rregullator, por sot gjithkush e ka të qartë se i vetmi “ent rregullator” që kërkon të rrisë çmimin është qeveria shqiptare.

Gjiknuri u rrek t'u hedhë hi syve shqiptarëve duke u kujtuar atyre se rritja e fundit ka ndodhur para 4 vitesh, se regjimi që nuk rriste çmimet iku dhe tani ata duhet të mësohen me rregullat e reja të tregut të Gjiknurit dhe shefit të tij, Rama.

Gjiknuri tha se huaja po merret për të reformuar sistemin energjetik, por nuk dënjoi t’ju shpjegonte  shqiptarëve se përse një shumë pothuaj të njëjtë me këtë hua ia pagoi CEZ-it dhe një tjetër, të paktën 4-fishi i saj me detyrime të papaguara ia fali  kompanisë çeke?

Gjiknuri me dashje ngatërroi privatizimin e 4 hidrocentraleve, të cilat jepnin me pak se 3% të prodhimit të vendit, me gjoja një nga shkaqet për rritjen e çmimit të energjisë sot.

Ai u rrek të mashtronte shqiptarët duke ju thënë së çmimi do të rritet nga gjoja keqmenaxhimi i qeverisë së mëparshme duke harruar se ka një vit në atë karrige dhe përveç faturave aforfe, faturimeve fiktive nga zyra, perveç skandalit me CEZ dhe skandaleve të tjera që do të bëhen publike së shpejti nga opozita, asgjë të re, asnjë reformë, asnjë strategji e asnjë plan për të rregulluar sektorin energjetik, nuk ka.

Këto janë të vërtetat për shqiptarët. Sigurisht që nuk ndjejmë kënaqësi kur themi se e kishim paralajmëruar, por kjo është e vërteta e hidhur.
 
Redaksia Online
(a/h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë