Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë! Uzurpimi i pronave e lejeve, në pak duar

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka publikuar sot (9Janar) një video në rrjetet sociale, ku ka denoncuar ashpër procedurat e Korporatës së Investimeve, duke i cilësuar ato si një nga mjetet më abuzive dhe korruptive të qeverisë.

Sipas Tabakut, këto procedura kanë pasoja të rënda për ekonominë dhe për qytetarët shqiptarë, duke shkelur të drejtat e pronarëve të ligjshëm dhe duke përqendruar burimet në pak duar.

"Korporata e Investimeve po kthehet në një nga mjetet më abuzive dhe korruptive të qeverisë. Në vend që të përqendrohet në detyrat themelore të një shteti demokratik, si infrastruktura, arsimi dhe shëndetësia, shteti shqiptar ka transferuar këto përgjegjësi te koncesionet private”, shprehet deputetja e PD në videon e saj.

Tabaku, ka qenë një nga zërat kryesorë që kundërshtoi këtë ligj në variantin fillestar në vitin 2019.

"Biznesi i lejeve të ndërtimit dhe uzurpimi i pronave publike është një proces i pandershëm dhe i korruptuar. Qeveria po shkel të drejtat e pronës dhe të pronarëve të ligjshëm të Tiranës, duke i trajtuar trojet dhe pronat si një uzurpator ordiner", vijoi ajo.

Deputetja argumentoi se transparenca, konkurrenca dhe respektimi i pronës private janë vlera themelore që duhet të udhëheqin çdo vendim qeveritar. Ajo paralajmëroi se praktikat aktuale jo vetëm që dëmtojnë ekonominë kombëtare, por edhe thellojnë pabarazinë në vend.

"Ekonomia shqiptare ka nevojë për frymëmarrje, për konkurrencë dhe për një treg të drejtë. Përqendrimi i lejeve dhe uzurpimi i pronave në duar të pakta, po i sjell dëm të jashtëzakonshëm vendit tonë", tha Tabaku.

Në përfundim të videos, deputetja e PD-së bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të këtyre praktikave.

"Jam e bindur që kjo praktikë korruptive nuk mund të tolerohet dhe pas 11 majit do të jetë një nga veprimet e para që ndalohet", përfundoi Tabaku.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)