
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë një lidhje ‘skype’ me një prej mediave angleze, ka deklaruar se është ndjerë e kërcënuar nga komentet e bëra muaj më parë nga ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman lidhur me shqiptarët.
Ajo tha se Shqipëria dhe Britania e Madhe duhet të trajtojnë së bashku largimin e shqiptarëve. Ndërsa shtoi se edhe politikanët shqiptarë duhet të trajtojnë problemin nga brenda dhe jo t’i lënë fajin Mbretërisë së Bashkuar.
“Kam studiuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe si shqiptare jam ndjerë shumë e kërcënuar nga komentet e saj. Si politikane, më vinte keq që komuniteti i mahnitshëm shqiptar po veçohej, sulmohej dhe ngacmohej vetëm sepse kishte një problem. Ne duhet të pranojmë se ka një problem që duhet trajtuar nga të dyja palët. Ka një problem në Britaninë e Madhe me sistemin që ekziston atje, por edhe në Shqipëri ka një problem sepse njerëzit po ikin. Rritja e shkallës së largimit të njerëzve, duhet të na bëjë ne politikanët në Shqipëri të kuptojmë se duhet trajtuar nga brenda dhe jo vetëm ta lëmë fajin në anën e Mbretërisë së Bashkuar”, u shpreh Tabaku, shkruan media britanike.
Lajmi kryesor:
Vizita e Ramës në Britaninë e Madhe, Partia e Lirisë: Duhet të ulte kokën dhe t'u kërkonte ndjesë gjithë të rinjve që i detyroi të ikin me gomone
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
44.5%
-
Të gabuar
47.3%
-
Nuk e di
8.3%
Vota total: 749
Lajme të tjera
-
KSHH publikon raportin për ‘Pasaportat e arta’/ Ambasadorja franceze: Djalli fshihet në detaje! Tabaku: Të kufizohen kapitalet e dyshimta
31 Maj, 11:17
-
Rama: Nëse Ballkani Perëndimor kollitet, kjo për BE është pneumoni! Të hapet një shteg i ri bashkëpunimi për fonde ndaj 6 vendeve
31 Maj, 11:13
-
Samiti në Sllovaki, Rama: Negociatat kërkojnë kohën e tyre, por BE duhet të japë më shumë fonde për Ballkanin Perëndimor për të garantuar stabilitet
31 Maj, 10:52
-
Kërcënoi me jetë kryeministrin Rama dhe djalin e tij pasi i shembën shtëpinë, protestuesi i '5 majit' dënohet me 1 vit burg
31 Maj, 09:27
-
‘Java italiane’ në Shqipëri, Rama publikon videon: Nga 1 deri në 7 qershor mbahen mbi 60 evente të ndryshme që nga muzika deri tek arkitektura
31 Maj, 08:28
-
‘Rruga e Arbrit’, Rama ndan fotot: Shumë shpejt hapet tuneli i Murrizit, gjeologjia e vështirë solli vonesa
30 Maj, 16:13
-
Videolajm/ Në krye Ksamili si Maldivet, i ndjekur nga Shkodra, Himara dhe Kruja, Rama ndan videon nga atraksionet turistike të Shqipërisë
30 Maj, 14:54
-
Vala e krimit të emigrantëve shqiptarë në Britani, media britanike: 80 të arrestuar në 4 muajt e këtij viti
30 Maj, 11:41
-
Shqipëria, perlë mesdhetare! Rama: E thotë gjiganti botëror CNN, e rendit mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë
30 Maj, 10:40
-
VIDEOLAJM/ Rama publikon pamje nga plazhi i Durrësit: Po punohet për shtrirjen e shtresave të rërës dhe dezinfektimin sezonal, presim më shumë turistë
30 Maj, 08:02
-
Rama në Korçë: Rezultati i 14 majit historik, na zgjodhën edhe demokratët! Njërzillëku, pika e parë e programit të qeverisjes së çdo bashkie
29 Maj, 16:29
-
Niseni nga rruga nacionale transformimin e Shkodrës...letër e hapur drejtuar Kryeministrit
29 Maj, 14:35