Deputetja e PD, Jorida Tabaku, i ka dërguar një shkresë drejtorit të bordit të ERE, Petrit Ahmeti, ku i kërkon rishikimin e vendimit të një jave më parë për rritjen e energjisë që kishte propozuar qeveria.

Në shkresë Tabaku ka evidentuar edhe një herë arsyet e rritjes së çmimit të energjisë dhe njëkohësisht ka kërkuar që në bazë të fakteve të reja të bëhej mbledhja urgjente e bordit të ERE për të mos lejuar rritjen e çmimit të energjisë për 100 mijë familje. Sipas Tabakut u provua që vendimi që u mor nga qeveria ishte abuziv.

‘Rritja e çmimit të energjisë për familjet shqiptare ishte i pabazuar dhe i motivuar politikisht  pa asnjë studim të thelluar, sikundër dhe u provua më tej.  Vendimi që u mor nga qeveria dhe nga ERE ishte abuziv. Ndërkohë që sot është shumë e qartë që qeveria shqiptare e ka ndërmarrë vendimin për të shtyrë rritjen e energjisë elektrike për 100 mijë familje nga frika dhe jo nga arsyeja. Duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhen sot familjet shqiptare, gjendjen ekonomike dhe situatën e vështirë të shtresës së mesme që preket thellësisht nga kjo rritje e pamotivuar çmimi.

Meqenëse ERE ende nuk ka ndërmarrë një vendim të tillë që do t’i vijë në ndihmë 100 mijë familjeve, kërkuam mbledhjen urgjente të ERE dhe një vendim të qartë për të rrëzuar vendimin që i njëjti bord morri një javë më parë. Në këtë kohë krizë është tejet jetike që shëndeti financiar dhe ekonomik i familjeve shqiptare të jetë parësor dhe më i rëndësishëm se sa çdo gjë tjetër. Prandaj presim nga momenti në moment mbledhjen urgjente të bordit për të marrë vendimin e duhur në favor të shqiptarëve.’- shkruan Tabaku.

Qeveria vendosi të shtyjë pa afat hyrjen në fuqi të faturimit të energjisë elektrike me fashën 800 kilovat që pritej të niste nga 1 tetori. Me këtë vendim, konsumatorët familjarë do të vazhdojnë të paguajnë 9.5 lekë për kilovat. Megjithë përmirësimin e lehtë të situatës, kryeministri Rama nuk ndali thirrjet për të kursyer energji elektrike.

Letra e Tabakut për drejtuesin e bordit të ERE përmes postës elektronike

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:48
Deputetja e PD pyet opozitën: Qeveria nuk ka më asnjë përgjegjësi, as për energjinë! Po juve ç’po bëni në një kohë të tillë?

1664617760_80006f8b2cd8388997c5100a5b6c89adefee.jpg

Deputetja e PD-së Flutura Açka ka reaguar për vendimet e fundit për çmimin e energjisë, atij të qeverisë dhe atij të ERE-s.

Açka kujton se njëlloj ndodhi edhe me bordin e çmimit të karburantit. Ajo shkruan me ironi se qeveria nuk ka më asnjë përgjegjësi dhe as për energjinë. Deputetja e PD-së pyet më tej se çfarë po bën opozita.

‘Ju kujtohet?

Njëlloj ndodhi edhe me bordin e çmimit të karburantit. Qeveria e bëri të vetën: bëri bordin që të kontrollojë çmimet. Pastaj e di bordi. Ndryshe ç’kuptim ka të bësh bord. Qeveria nuk ka më asnjë përgjegjësi.

As për energjinë qeveria nuk ka faj. Ajo ka ERE-n, dhe ERE, siç edhe deklaron, i paska mbaruar punët. Kështu tërhiq-mos këput e ke më të lehtë me shqiptarët.

As për sulmet në cyber nuk ka faj qeveria. Ajo i ka dhënë paratë për sigurinë, ata të sigurisë të mbajnë përgjegjësinë. Kështu kemi rast edhe për ca lekë të tjera.

As për patronazhistët nuk ka faj qeveria, thjesht ia dha të dhënat e shqiptarëve partisë. Partia e di se ç’ka bërë. Pse mërziten shqiptarët? Ata janë mësuar me kulturën që t’ua dijë partia sa lugë e pirunë kanë në shtëpi.

Mos u mërzisni nga kjo copë letër, është e rreme! Urdhri i dytë anulon të parin. Zeusi nuk ha bar, do t’i bëj zap çapaçulët që tallen me shqiptarët.

Ç’bën opozita në një kohë të tillë? Vazhdon të jetë Opozitë, do të thoshte Heminguej me humorin e tij në kohë lufte. Opozita është gati të bëjë pakt me djallin, dhe jo me opozitën. Ndërkohë i ftohti po mësyn klasat dhe shtëpitë me mure të hollë të shqiptarëve të zakonshëm.’- shkroi Açka.