Tabaku ngre shqetësimin: Zhvlerësimi i Euros, pasojë e pastrimit të parave dhe korrupsionit, prodhuesit shqiptarë dhe fermerët po penalizohen!

Tabaku ngre shqetësimin: Zhvlerësimi i Euros, pasojë e pastrimit të parave dhe korrupsionit, prodhuesit shqiptarë dhe fermerët po penalizohen!

Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i rikthehet çështjeve ekonomike me ndjeshmëri të lartë në vend dhe konkretisht dyshimeve për pastrimin e sasive të mëdha të parave në tregun financiar shqiptar.

Deputetja ka ngritur shqetësimin për zhvlerësimin historik të Euros gjatë kësaj vere (rënia nën 100 Lekë), duke theksuar se ky fenomen nuk lidhet me faktorët tradicionalë ekonomikë si turizmi apo bujqësia.

Sipas Tabakut, raportet e INSTAT-it dhe Ministrisë së Financave tregojnë se “i vetmi sektor me rritje ekonomike është ndërtimi, një sektor që po përfiton nga investimet e huaja direkte, të cilat në të shumtën e rasteve kanë shkuar në blerjen e pasurive të patundshme”.

Dhe më tej ajo konstaton si rrjedhë dinamike financiare se:

“Ky zhvillim tregon për pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, një fenomen që nuk reflekton interesat e qytetarëve të ndershëm dhe nuk kontribuon në zhvillimin e ekonomisë reale”.

Ajo thekson se prodhuesit shqiptarë dhe fermerët po ndëshkohen, pasi zhvlerësimi i Euros i ka bërë produktet shqiptare më të shtrenjta jashtë vendit, duke i dalë kështu jashtë funksioni tregut të brendshëm.

Në fund, deputetja kërkon një model ekonomik të ri, që “shpërndan pasurinë në të gjitha nivelet dhe nuk mbështetet vetëm në sektorin e ndërtimit, që sipas saj është bërë qendër e korrupsionit dhe pastrimit të parave”.

Ajo vë në dukje se “ky model i tanishëm nuk sjell asnjë vlerë për qytetarët dhe bizneset e ndershme”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/08/2024 03:43

    Renia e valutave po shkon paralel me lulezimin e lejeve per kulla,sidomos ne Tirane. /TEDI/,mos ke punuar gje ne org.e propagandes ne kohen e Xhaxhit dhe tani ke nderuar vetem ngjyre,nga /red/ ne /purple/?!

    Përgjigju
  • Tedi: 27/08/2024 15:26

    Akoma me prralkat e Tabakut? Je ekonomiste dhe nuk ke idene e arestes se renies se euros dhe dollarit ne krahasim me lekun. Dy jane aresyet kryesore,; E para eshte hyrja e madhe e valutes nga turizmi icili ka perfomance shume te mire dhe e dyta eshte performanca e mire e ekonomise dhe investimet e huaja qe njohin vetem rritje ndersa propaganda e mjere e e hyrjes se parase se piset eshte vetem nje mashtrim politik dhe populli e di mire sa para te pista hynin kur drejtoshit ju narkoshtetin e vertete

    Përgjigju
  • Linda: 27/08/2024 14:53

    Hajdute deputete oligare Sude Tabaku loja e uljes dhe ngritjes se evros eshte e juaja e bankiereve tuaj e kontrabandisteve tuaj qe jane te zhytur ne te gjitha llojet e trafikimeve! Ju moj grabitqare qe jeni bere mburoja e famijes kriminele Berisha ne parlament duhet te jeni perpara drejtesis bashk me krimunelin e Elbasanit Gaz qorrin dhe jo ne karrigen e kuvendit te popullit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë