Tabaku: Ekonomia shqiptare ndër 15 ekonomitë më të rrezikuara në botë nga COVID- 19! Të paktën 1 herë në këto 7 vite Rama të mendojë për qytetarët

Tabaku: Ekonomia shqiptare ndër 15 ekonomitë më të rrezikuara në botë nga COVID- 19! Të paktën 1 herë në këto 7 vite Rama të mendojë për qytetarët

Ish- deputetja e PD-së, Jorida Tabaku

TIRANË- Partia Demokratike, referuar raportit të Standart and Poors, shprehet se vendi jonë rrezikon të jetë një nga 15 vendet me rrezikun më të lartë për ekonominë për shkak të pandemisë së COVID-19, për këtë arsye i bën thirrje qeverisë Rama të veprojë sa më shpejt.

Është ish- deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila shprehet se plani ekonomik i prezantuar nga qeveria për pasojat e koronavirusit është i pamjaftueshëm, dhe nëse nuk do të reflektohet në kohë, sipas saj vendi ynë do ta vuajnë më gjatë se gjithë rajoni krizën ekonomike. Ajo ka hartuar 4 pyetje për qeverinë, për të cilat shprehet se Rama nuk ka asnjë përgjigje.

"Çfarë do të bëhet me të paktën 35 mijë biznese të vogla me xhiro deri në 140 milionë lekë që nuk perfitojnë nga paketa e ndihmës? Çfarë do te behet me dhjetëra mijera të papunë, që nuk janë pjesë e skemës së papunësisë? Me çfare do te ushqehen ata? Çfarë do të bëhet me rreth 70 mijë familje qe i kanë hequr padrejtësisht nga skema e ndihmes ekonomike dhe nuk janë përfitues të skemës së Qeverisë? Kush do të kujdeset për ta?  Çfarë do të bëhet me mijëra ambulantët që nuk janë përfshirë fare në vendimin gjysmak të qeverisë? Si do të ushqehen ata, kur qeveria ka ndaluar aktivitetin e tyre", shkruan Tabaku. 

Raporti i publikuar nga PD-ja

Deklarata e plotë e Jorida Tabakut
Sipas raportit të Standart and Poors, vendi jonë rrezikon të jetë një nga 15 vendet me rrezikun më të lartë për ekonominë për shkak të pandemisë së COVID-19. Prej kohësh PD ka shprehur shqetësimin e evidentuar në këtë raport, se ekonomia jonë është më e rrezikuara në të gjithë rajonin.

Shqipëria është një nga 20 vendet më të rrezikuara edhe në lidhje me  mungesën e të ardhurave për qytetarët e Shqipërisë. Kjo mungesë  të ardhurash nëse nuk veprohet nga qeveria MENJËHERË do të godasë shumë rëndë qindra mijë familje shqiptare. Ekonomia e brishtë rrezikon shumë nga kjo krizë edhe sepse shqiptarët dhe mbi të gjitha shtresa e mesme që ka mbajtur peshën e taksave të larta, bizneset e vogla që mbajnë mbi 200 mijë familje pak mbi kufirin e varfërisë po goditen rëndë nga masat e marra prej pandemisë. Konsumi i qytetarëve ka rënë, investimi i bizneseve për të zgjeruar biznesin e tyre ka rënë. Pagat janë të ulëta ndërsa kostoja e jetesës është rritur.

Nëse qeveria nuk ndërhyn sot për të shpalosur një plan ekonomik serioz në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë, shqiptarët do ta vuajnë më gjatë se gjithë rajoni krizën ekonomike. Shuma qesharake prej 14 mln lekësh vetëm për një të tretën e bizneseve të vogla është E PAMJAFTUESHME.

Çfarë do të bëhet me të paktën 35 mijë biznese të vogla me xhiro deri në 140 milionë lekë që nuk perfitojnë nga paketa e ndihmës?

Çfarë do te behet me dhjetëra mijera të papunë, që nuk janë pjesë e skemës së papunësisë? Me çfare do te ushqehen ata?

Çfarë do të bëhet me rreth 70 mijë familje qe i kanë hequr padrejtësisht nga skema e ndihmes ekonomike dhe nuk janë përfitues të skemës së Qeverisë? Kush do të kujdeset për ta?

 Çfarë do të bëhet me mijëra ambulantët që nuk janë përfshirë fare në vendimin gjysmak të qeverisë? Si do të ushqehen ata, kur qeveria ka ndaluar aktivitetin e tyre?

Për këto pyetje qeveria nuk ka një përgjigje. Për këto shtresa qeveria dhe buxheti saj nuk ka përgjigje. Nuk ka buxhetuar kurrgjë për këto shtresa vulnerabël dhe për pjesën më të madhe të punësuarve edhe bizneseve. Qeveria që vetëm këtë vit do t’i japë 120 mln euro koncesioneve të oligarkëve ka disbursuar vetëm 40 mln euro për qytetarët e këtij vendi. Qeveria duhet të të ndalë menjëherë çdo tender e koncesion që sot po gërryen buxhetin e shtetit, dhe të vendosë në dispozicion të familjeve shqiptare, të vetëpunësuarve, të pensionistëve dhe te familjeve në nevoja të gjitha burimet e nevojshme nga buxheti si dhe të përdorë lehtesimet fiskale që Partia Demokratike ka propozuar për ti dhënë frymëmarrje ekonomisë. Sot është dita që të paktën një herë në këto 7 vite të mendojnë për qytetarët.Nesër do jetë SHUMË VONË!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vic hyri e derr doli: 02/04/2020 09:49

    O derrodol birisha është muti i kombit Shqiptar është kriminel hajdut e psikopat. Ky qeni jot birrisha është si bisha e v8çidolit o kok e bolit.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 01/04/2020 11:25

    Vec Birisha ka mendu per qytetaret i bani tan shqiptaret me pasuri i paisi me pushke per me mbrojt pronat jo si Edvin Mafia vec me vjedh e ka mendjen e me u pasuru

    Përgjigju
  • BALONA TABAKE PA TEREZI: 01/04/2020 11:18

    Otabake po kur ishe ti në pushtet çfar u dhe Shqiptarve ? ? ? Apo u dhe piramidat apo ju dhe 97 ju dhe rrugën e kombit ju dhe 21 janarin apo ju dhe të tat krye hajdut

    Përgjigju
    • Liza: 01/04/2020 14:10

      Kur del dhe kjo Tsbaksja dhe thote ekonomis jone do bjer fhe na krahason me boten eshte ti thush burgut hapu, se ne fakt ti Tabakse me qeverin kur ishit na late ekonomi te xhvilluar , hik zhdukuni dhe mos ja u pafshim me surratin se me keq secorona jeni ju qe sot per popullin jeni bisht i kavallit asnje pergjegjsi nuk keni nuk ja u var njeri

    • O Tej: 01/04/2020 11:48

      Po na dhane dhe pjeshka harrove?

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla