Tabaku: Paketë e plotë ligjore për mbrojtjen e konsumatorit në sektorin bankar

Tabaku: Paketë e plotë ligjore për mbrojtjen e konsumatorit në sektorin bankar

Deputetja Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ndërmarrë një iniciativë ligjore për një paketë të plotë në fushën e mbrojtjes së konsumatorit në sektorin bankar.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se nisma do të të kurorëzohet në javët që vijnë.

“Detyra e një deputeti në Kuvend është që të mbrojë interesat e publikut dhe njëkohësisht të jetë pararojë dhe të propozojë ndryshime ligjore apo ligje të reja për ta mbrojtur këtë interes. Prandaj, së bashku me një grup specialistësh që janë bipartizanë, kam ndërmarrë që prej fillimit të këtij muaji një nismë që do të kurorëzohet në javët në vijim për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve në fushën e shërbimeve financiare”, tha ajo.

Duke folur për iniciativën e ndërmarrë prej saj, Tabaku tha se ajo ka për qëllim vetëm mbrojtjen e kredimarrësve nga praktikat grabitqare të huadhënies.

“Do të angazhoj energjitë në atë që mendoj dhe besoj se është detyra parësore e Kuvendit: mbrojtja e qytetarëve dhe interesit të tyre. Me të njëjtin pasion si në rastin e mbrojtjes së interesit kur u zbulua afera e inceneratorëve apo dedikimit të mbrojtjes së interesit të shtresës së mesme me ligjin antikushtetues të taksimit të profesioneve të lira. Kjo nismë ka në thelb përshtatjen dhe jo vetëm një ligj për mikrokreditë, financimin e FinTech dhe kamatës sipas standardeve të Bashkimit Europian”, theksoi ajo.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim