Tabaku për Report Tv: Zbatimi i programit tonë ekonomik kushton 450 mln euro! Burimi i parave nga menaxhimi i koncesioneve

TIRANË- Programi ekonomik i Partisë Demokratike do të  kushtojë 450 mln euro. Në një intervistë për Report Tv, një ditë pasi demokratët shpalosën para qytetarëve pikat e platformës ekonomike, Jorida Tabaku sqaron skeptikët të cilët kritikuan se vënia në jetë e këtij programi do të sillte pasoja fatale për ekonominë.

“Ne besojmë që nëse ekonomia është mirë, është mirë dhe individi e biznesi dhe investimet më të mëdha i bën vetë biznesi te punonjësi dhe nëse shteti i jep frymë dhe nuk ke ngarkon me taksa, dhe nëse biznesi i vogël punon i qetë me një taksë të thjeshtë pa inspektorë, mendojmë që sektori privat mund të rritet e të zhvillohet. Kemi bërë një analizë të çdo politike fiskale dhe kemi llogaritur  sesa do të ndikojë në buxhetin e shtetit dhe kemi një kosto për këtë. Disa prej tyre do ndikojnë pozitivisht sepse do ndikojnë formalizimin e ekonomisë, sepse ekonomia nuk do të ulet me 7.5% siç e ka bërë Edi Rama, por do të rritet mesatarisht 5-5.5%, duke patur parasysh reformat që ne do marrim. Nga ana tjetër buxheti i shtetit ofron hapësirë të jashtëzakonshme, që sot po vidhet, korrupsioni është më i lartë në tendera dhe koncesione korruptive dhe këtë nuk e thotë PD, por institucionet ndërkombëtare, çdo vit tenderoen 1.3 miliardë euro dhe vidhen rreth 300 milionë euro, një hapësirë fiskale e jashtëzakonshme që i shkon buxhetit të shtetit. Krijohet një hapësirë me efekt pozitiv, krahas disa taksave me efekt negativ në buxhet që kompensiohet nga sjellja e ekonomisë në binarë.  Nëse investohet dhe mbështetet biznesi, nëse menaxhohet mirë, ekonomia rritet. Të gjitha premtimet kushtojnë 450 mln euro. 500 mln euro është efekti pozitiv i taksave nga formalizimi, rreth 250 mln  euro është efekti negativ i tyre, plus kursimet nga koncesionet dhe tenderimet jane të mjaftueshme për të përmbushur premtimet tona.”

Kritikat e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit për rindërtimin Arben Ahmetaj i sheh si të pabaza.

“Edi Rama dhe Arben Ahmetaj janë të fundit që duhet të japin mend për ekonominë. Sot ekonomia shqiptare është në periudhën më të vështirë në 30 vite. Kemi rënie ekonomike 7.5%, rritje të çmimeve të ushqimeve 40%, rënie të pagave reale, rritje të taksave që nuk janë përkthyer në ekonomi , dhe ka një përgjegjës Edi Rama dhe Arben Ahmetaj. Sot shtresa e mesme dhe njeriu i punës është më i dëmtuari nga sistemi që ka ngritur qeveria, ndërkohë që janë të favorizuar vetëm 3% të bizneseve. Ahmetaj ka ndarë paratë me koncesione, është i kënaqur, por ne flasim për 97% të qytetarëve. Dhe do ketë 3 tregues për ta matur shëndetin e tyre financiar. Do shpërndahet pasuria në mënyrë të drejtë, sipas parimit që kush punon më shumë fiton më shumë? Do vlerësohet drejtë puna? Po me taksën 9%. Do ketë tregues të uljes së varfërisë? Po, ne synojmë që të ulen me 50%. Do forcohet shtresa e mesme dhe në 10 vitet e ardhshme do dyfishohen të ardhurat për frymë", tha Tabaku. 

Për sa i përket rindërtimit, për të cilin Partia Demokratike nuk e përfshiu në asnjë pikë të programit të prezantuar një ditë më parë, Tabaku tha se do të jetë një çështjet kyçe të programit për infrastrukturën, që do të prezantohet nga demokratët në ditët në vijim.

“Do guxim të jashtëzakonshëm të shkosh te 5 maji dhe të thuash se PD nuk ka asnjë plan për rindërtimin. Ata po përdorin njerëzit si mish për top për qëllime elektorale, njerëzit po flenë në rrugë dhe këta thonë nuk ka plan opozita? Ne kemi një program për infrastrukturën, aty e kemi përfshirë planin për rindërtimin. Të presë dhe të dëgjojë, ne kemi zgjidhje për të gjithë, jo vetëm për Arben Ahmetajn”, tha Tabaku.

Tabaku thotë se krahas programit që synohet të përmbushet brenda mandatit të parë, PD parashikon një plan masash imediate për 100 ditët e para të qeverisjes.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 30/01/2021 08:48

    Tabakhonja ne mjerim te madh nga frika e humbjes spektakolare qe tregojne sondazhet serioze te Piepolit italian. Dhe 8 vjet ne opozite parlamentare nga ajo rrugore ju bejne mire te zini mend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë