Ish deputetja e PD-së, jorida Tabaku publikoi në faqen e saj në Facebook një video me deklaratat e kryeministrit Rama mbi planin e rimëkëmbjes telefonike në disa muaj.

Ajo shkruan se kryeministri shpik një program dhe e pagëzon si plan për rimëkëmbjen e ekonomisë. Ish deputetja shprehet se askush nuk pret asgjë nga kryeministri.

Deklarata e plotë:

Kolona e gënjeshtrave dhe mashtrimeve vijon!

E frikshme se si një kryeministër shpik një program dhe e pagëzon si “Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes Ekonomike” vetëm për ta instrumentalizuar si gënjeshtrën e radhës.

Askush nuk pret më asgjë nga ky sharlatan i pacipë që nuk kursen askënd, në shërbim të oborrit të tij, mbjellë me gënjeshtra, premtime boshe dhe korrupsion.