Tabaku: Rama mashtroi për pronat
Strasburgu s'i ka lënë asnjë ditë kohë

Tabaku: Rama mashtroi për pronat<br />Strasburgu s'i ka lënë asnjë ditë kohë
Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për çështjen e pronave. Deputetja Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat ka thënë se  deklarata që bëri kryeministri me 7 qershor, si një fitore e madhe dhe historike e qeverisë, nuk qëndron.

“E vërteta është se Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk i ka dhënë, jo një vit, por asnjë ditë kohë qeverisë për zgjidhjen e çështjes së pronave. Kështu që, pronat kanë zënë vend në listën e dështimeve të 300 ditëve të kësaj qeverie.  Edhe pse është në praktikën e GJEDNJ-së që në rastet e vendimeve pilot, Shteteve u jepet mundësia për një shtyrje 6 mujore deri në një vjeçare, për më tepër që ka dhe një ndryshim të qeverive në rastin tonë, kjo nuk ka ndodhur.  Nuk ka ndodhur, sepse, Qeveria ka qenë aq jo serioze me performancën e radhës sa Gjykata nuk i ka dhënë asnjë mundësi shtyrje qoftë edhe për një ditë”, ka thënë Tabaku.

Sipas saj gjykata europiane e te Drejtave te Njeriut pasi shqyrtoi Plan –Veprimin e pronave të paraqitur nga Qeveria, vendosi jo vetëm të mos merrte në konsideratë kërkesën për shtyrjen 1 vjeçare por madje ka shprehur shqetësimin e saj se gjatë viti të fundit, nuk është bërë përpjekja më e vogël në lidhje me zbatimin e vendimit pilot, të Rezolutës së Ndërmjetme të Qershorit 2013.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore