Tabaku: Rama uli me 80% 
kompensimin e ish-pronarëve

Tabaku: Rama uli me 80% <br />kompensimin e ish-pronarëve
TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi dje qeverinë se po manipulon ish-pronarët duke i ulur vlerën e kompensimit të tokës së përvetësuar. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “facebook”, Tabaku shkruan se harta e çmimeve të reja të legalizimit ul vlerën e tokës në qendër  të Tiranës duke ulur rrjedhimisht edhe vlerën që duhet për të kompensuar ish-pronarët. “Me vendimin e marrë në mbledhjen e qeverisë në datë 30 Korrik, Kryeministri dhe njëherë diskriminon të gjithë pronarët të cilët presin kompensimin.

Duke qenë se qeveria nuk arriti dot të bindë Strasburgun në lidhje me planin për kthimin dhe kompensimin e pronave qeveria vendos të zhvlerësojë të gjitha pronat që ndodhen në qendër të qyteteve. Kjo mund të ketë tre arsye: 1. Së pari ky vendim qeverie redukton me 50-80 për qind masën e dëmshpërblimit për pronarët duke i diskriminuar dhe duke i zhvlerësuar pronat e kësaj kategoria që gjatë këtyre 300 ditëve vetëm janë gënjyer. Zonat në qendër të Tiranës, nga 120 000 lekë për metër katror do të vlerësohen me 62 854 lekë për metër katror. E njëjta situatë është dhe me qytete të tjera si Kavaja, Rrogozhina etj., ku pronat në qendër vlerësohen nga 14 371 lekë për metër katror në 7745 lekë për metër katror.

Të gjithë pronarët që presin kompensim penalizohen drejtpërdrejt dhe qeveria në mënyrë tinzare ul detyrimin për këtë kategori! 2. Së dyti, vihet re një tendencë e rritjes së cmimeve në zonat informale si Bregu i Lumit, Paskuqan, Kamëz etj duke i rritur cmimet në këtë mënyrë për procesin e legalizimit. 3. Së treti kjo do të çojë njëkohësisht dhe në ulje të vlerës për asetet shtetërore që do të privatizohen duke favorizuar klientët e qeverisë”,- shkruan Tabaku.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni