Tabaku: Shteti sekseri i pronave është në interes të pakicës dhe jo shumicës së shqiptarëve

 

Në fjalën e saj në kuvendin e Shiqpërisë deputeja e PD, Jorida Tabaku, ka folur në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë për të dhënë për ndërtim dy godina dhe prona qeveritare në zona me vlerë për t’u ndërtuar pallate.

Tabaku u shpreh se angazhimi i shtetit si një sekser në një kohë kur ai duhet të mendonte si të incentivonte ekonominë duke prodhuar një vizion ekonomik të cunguar që fokusohet vetëm tek ndërtimi.

'Kjo që po ndodh me Korporatën e Investimeve nga njëra anë por dhe me prishjen e institucioneve publike dhe dhënien e këtyre godinave për ndërtime për mua ka një pikëpyetje shumë të madhe. Në një moment kur po diskutojmë korrupsionin,për një korrupsion endemik që sot prek 52% të popullsisë që e konsiderojnë atë si rrezik për sigurinë, Qeveria fillon dhe ndërmerr aventura të tilla. A ka pak punë Qeveria? A ka mjaft punë me shpërndarjen e të mirave publike , përmirësime në arsim,shëndetësi, por njëkohësisht dhe në shumë fusha të tjera që duhet të vijë Kryeministri dhe një kryetar bashkie të prishë ndërtesa publike e të japë leje ndërtimi? Çfarë modeli ekonomik po ndërtojmë? Nga do vijë rritja ekonomike e Shqipërisë?', u shpreh Jorida Tabaku.

Ajo solli në vëmendje se shqiptarët kanë të ardhrurat më të ulëta për frymë në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Prandaj, sipas saj, fokusi tek një shtet sekser nuk prodhon një ekonomi më të mirë për shqiptarët por për një pakicë.

'Çfarë po ndodh që nuk ka ekonomistë në botë, nuk ka ekonomi në botë që të shpjegojë sesi mundet që të rritet numri i turistëve dhe mos të japë në ekonomi? Sepse modeli që kanë zgjedhur, ku një pjesë e madhe rreth 90% shkon vetëm tek 5% e popullsisë, tek ata që sot po ndërtojnë , po marrin kontrata koncensionesh,po marrin kontrata, tenderime publike, pikërisht aty ku shkon pasuria nuk shpërndahet në gjithë shtresat e tjera. Dhe ky korrupsioni i nivelit të lartë që fatkeqësisht vjen e bëhet me ligje në këtë Parlament,që është shtrirë endemik në cdo qelizë, në cdo qelizë sot të ekonomisë shqiptare, ka shëmbëlltyrë dhe formë më të mirë sot biznesin e ndërtimit, ku shkëlqen Bashkia e Tiranës, ku shkëlqen ai që s’do jepte asnjë leje ndërtimi e që sot është duke i marrë frymën Tiranës, se po e mbyt Tiranën jo vetëm me leje ndërtimi po po vret njëkohësisht cdo punonjës, cdo zyrtar, cdo qytetar të shtresës së mesme me një rritje artificiale cmimesh që nuk shpjegohet as nga ekonomia, nuk shpjegohet as nga llogjika e theshtë matematike por shpjegohet vetëm me korrupsionin e pastrimin e parave ndërmjet sigurisht atyre me rekorde kriminale që sot po penetrojnë në ekonomi', tha ndër të tjera Tabaku.


Lajmi kryesor:

Kuvendi/ Rrëzohet kërkesa e Berishës për interpelancë me Ramën! Vokshi: Ju tmerron emri i tij! Felaj: S' e lejon gjykata dihet botërisht


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep shpërblimin e punonjësve të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ja kategoritë që përfitojnë

Veliaj jep shpërblimin e punonjësve të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ja kategoritë që përfitojnë