Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat

Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat

Deputetja Jorida Tabaku, sot te Komisioni i Ekonomisë

Tiranë- Në mbledhjen e sotme (16 Dhjetor) të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, u diskutua edhe Akti Normativ, që i rikthen Profesionistëve të Lirë paratë që iu morën padrejtësisht nga taksa që u shpall më pas antikushtetuese.

Deputetja Jorida Tabaku, e cila ka propozuar pak javë më parë një propozim ligjor për rikthimin e këtyre parave, ka mbajtur një fjalë kritike lidhur me paratë e marra padrejtësisht nga Profesionistët e Lirë, pas shpalljes antikushtetuese të taksës nga Gjykata Kushtetuese.

Tabaku theksoi se ‘së bashku me Partisë Demokratike, ka luftuar për dy vite për të mbrojtur të drejtat e Profesionistëve të Lirë’, duke kundërshtuar një taksë që, sipas saj, ‘cenonte drejtësinë dhe barazinë’. Ajo vuri në pah se mazhoranca dhe Ministria e Financave u përpoqën të shpërfillnin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përmes zvarritjeve dhe shkresave të panevojshme.

“Akti Normativ është një hap i vonuar dhe vjen si rezultat i një vendimi të qartë të Gjykatës Kushtetuese, por edhe i presionit të një beteje të drejtë të Partisë Demokratike dhe Profesionistëve të Lirë. Ky vendim tregon se qeveria, ndonëse me vonesë, di të kthehet në binarët e ligjshmërisë”, u shpreh Tabaku.

Deputetja kritikoi gjithashtu sjelljen abuzive të qeverisë dhe Drejtorisë së Tatimeve, që vazhdoi të dërgonte njoftime dhe të mblidhte taksën e shpallur antikushtetuese, edhe pasi çështja po shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese.

“Nëse kjo taksë e padrejtë nuk do të ishte mbledhur, sot nuk do të nevojitej një Akt Normativ për të korrigjuar tre gabime të qeverisë: së pari, vendosjen e taksës; së dyti, shpërfilljen e vendimit të Gjykatës; dhe së fundmi, zvarritjen e tij”, deklaroi ajo.

Deputetja e PD vuri theksin edhe mbi rëndësinë e respektimit të vendimeve të institucioneve të pavarura dhe mbrojtjes së qytetarëve nga veprimet arbitrare të qeverisë.  

Tabaku dakordësoi me mendimet e deputetëve që në Aktin Normativ të përfshihet anulimi i të gjitha gjobave dhe kamatëvonesave të aplikuara ndaj Profesionistëve të Lirë. Ajo e konsideroi këtë një hap të domosdoshëm për të rikthyer dinjitetin e tyre dhe për të garantuar respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Ajo që ndodhi është një shembull i qartë i pabarazisë dhe pandershmërisë që qeveria përdor përmes ligjeve. Ligjet nuk mund të jenë barrë antikushtetuese për qytetarët, ” përfundoi Tabaku, duke vlerësuar qëndrimin e opozitës dhe bashkimin e Profesionistëve të Lirë në këtë betejë për drejtësi dhe barazi.

Ajo deklaroi se ndjehet krenare që kjo betejë dy vjeçare që bashkoi edhe Profesionistët e Lirë me opozitën në një kauzë mundi të përfundojë me sukses vetëm falë bashkimit në një qëllim të drejtë.

“Pabarazia dhe pandershmëria nuk mund të shpëtojnë pa u sfiduar në Gjykatën Kushtetuese, sepse një qeveri që përdor ligjet për të mbjellë pabarazi, nuk është qeveri e drejtë”, theksoi ligjvënësja demokrate.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • feridon: 16/12/2024 15:59

    falja ne cdo rast eshte miresi.POR si mudet te falen tatimet taksat apo kamatvonesat e atyre fitojne qindra milion leke <lobim apo????? >kur paga minimale 45000leke dhe pensionetne nje mase te madhe 15000 leke te reja. ?????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Katër të arrestuar në rajonin e Strugës dhe të Gostivarit, të dyshuar për veprimtari terroriste

Katër të arrestuar në rajonin e Strugës dhe të Gostivarit, të dyshuar për veprimtari terroriste