Trajneri 71-vjeçar Tabarez  edhe pse i sëmrë dhe me paterica ka arritur të udhëheqë drejt fitores Uruguain me rezultatin 1-0 kundër Egjptit.

Tabarez vuan nga një sëmundje tepër e rëndë e cila quhet 'Guillain Barre'.

Kjo sëmundje prek sistemin nervor të njeriut dhe shkakton dobësi muskulare tek gjymtyrët dhe kraharori.

Trajneri i Uruguait u diagnostikua me këtë sëmundje serioze në vitin 2016 dhe u fol që do ta linte drejtimin e kombëtares pasi gjendja e tij shëndetsore përkeqësohej gjithnjë e më shumë.

Por ai u zotua që të vazhdonte si trajner i Uruguait.