TIRANE- Ministria e Financave ka bërë publike 502 dosje ish të përndjekurish, të cilët përfitojnë për herë të parë dëmshpërblim. Ish të dënuarit, apo trashëgimtarët e tyre, duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Pagesave dhe Dëmshpërblimeve, dokumentacionin përkatës për të bërë të mundur tërheqjen e këstit të parë të dëmshpërblimit. Sipas Ministrisë, pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit politik, të cilët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi.
/Shqiptarja.com












