Tadic: Kërkoj mbështetjen
e qytetarëve në 20 Maj

Tadic: Kërkoj mbështetjen <br />e qytetarëve në 20 Maj
SERBI- Më 20 Maj serbët do të vendosin për Presidentin e Ri. Dy kandidatët kryesorë Boris Tadic dhe Tomislav Nikolic nuk kanë marrë shumicën e duhur në raundin e parë të zhvilluar dje. Tadic është shfaqur sot në publik në një takim me qytetarë ku ka kërkuar mbështetjen e tyre. Ai ka replikuar në distancë më rivalin Nikolic. Ndërkohë BE përmes një deklarate ka vlerësuar zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare në Serbi

PRESIDENCIALET, TADIC DHE NIKOLIC NE BALOTAZH
Kandidati presidencial Boris Tadic deklaroi sot se ende nuk ka folur për partitë politike që mund t’i japin atij mbështetje për raundin e dytë të votimit për President.
Ai deklaroi se po kërkon mbështetjen e qytetarëve

"Unë nuk do t’i pranoj presionet dhe shantazhet. Nuk i pranova ato as në vitin 2004 dhe as në vitin 2008” tha Tadic para mbështetësve të tij në një takim në Pancevo.

I akuzuar nga rivali i tij Tomisllav Nikolic për fshehje pasurie Tadic ftoi organet kompetente të inspektojnë nëse pasuritë e tij janë më të mëdha se të ardhurat.
"Ata kanë shtëpi dhe apartamente unë kam librat dhe prindërit e mi si pasurinë më të madhe “- tha Tadic.
Tadic u tha mbështetëse të tij se partia e tij udhëhoqi një politikë që do sjellë vendin më pranë BE-së dhe qytetarët e dinë këtë fakt.

Presidenti i deritashëm i Serbisë Boris Tadic dhe sfiduesi i tij, Tomisllav Nikollic, shkojnë në balotazh në zgjedhjet presidenciale qe pritet të zhvillohen në Serbi në 20 maj.
Nga rezultatet e pjesshme të Komisionit Qendror Zgjedhor rezulton së për garën presidenciale Tadic ka marrë 24.8 % të votave, ndërsa Nikollic, 24.7 për qind.

Ndërkaq, në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën  në të njëjtën ditë, Partia Përparimtare Serbe e Tomisllav Nikollicit ka marrë mbi 25 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Boris Tadicit fitoi 22 për qind të votave.

BE URON SERBINË PËR ZGJEDHJET
Bashkimi Europian ka uruar Serbinë për organizimin e zgjedhjeve të lira parlamentare dhe presidenciale.Zëdhënësja e Shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, ka falënderuar edhe OSBE-në për lehtësimin e zgjedhjeve në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.
”Më konkretisht, ne duam të përgëzojmë OSBE-në për lehtësimin e votimeve në Kosovë dhe për mënyrën paqësore të mbajtjes së tyre”, ka thënë Maja Kocijançic.

SERBËT E KOSOVËS NDËSHKUAN TADIC, U RRADHIT I KATËRTI
Serbët kosovarë me shtetësi të dyfishtë që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, kanë ‘ndëshkuar’ ish-presidentin serb, Boris Tadic, duke ua dhënë voten partive opozitare. Kandidati për president I Serbisë, Tadic, është radhitur i katërti në zgjedhjet presidenciale të Serbisë në Kosovë, me 18.97 për qind të votave të serbëve që kanë votuar. Po ashtu, në vend të katërt është radhitur edhe partia e tij, Partia Demokratike, me 17.41 për qind të votave.
Për serbët e Kosovës më i preferuar për president të Serbisë ka qenë Tomislav Nikolic, i dyti Vojislav Kostunica dhe përpara Tadicit, i treti, është radhitur Ivica Dacic.
Ndërsa në zgjedhjet parlamentare, partia më e preferuar e serbëve të Kosovës, është Partia Socialiste e Serbisë (SPS), e cila tani udhëhiqet nga Ivica Dacic. Pas socialistëve, është radhitur partia e Nikolicit, e pasuar nga partia e ish-kryeministrit serb, Koshtunica.


(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion