BEOGRAD- Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, u ka thënë mediave serbe se është optimist dhe beson që me serbët e veriut të Kosovës do të arrihet pajtimi për implementimin e marrëveshjes së Brukselit.

“Kosova nuk është zemra e Serbisë, pavarësisht se ky është një formulim i cili përsëritet në kuptimin gebelsian qindra herë. Zemra e Serbisë është zhvillimi ekonomik i vendit i cili ka ngecur në Serbi dhe po rrezikon mirëqenien e Serbisë dhe qytetarëve të saj ”, ka thënë ai.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)