TIRANE - Kryetari i Shoqatës së të Verbërve është një nga njerëzit më të paguar në Shqipëri. Sipas të ardhurave mujore të cilat janë bërë publike me anë të mesazheve të ardhura në redaksinë e “Shqiptarja.com”, nga ish-punonjës të shoqatës që Tafaj drejton që prej vitit 1992, e akuzojnë Tafajn për një sasi të madhe pasurie të vënë mënjanë pikërisht nga posti që mban si kryetar i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë.

Sipas këtyre informacioneve rezulton se paga mujore e tij shkon në 630 mijë lekë të reja në muaj, ose e thënë ndryshe dy fish më shumë se paga e Presidentit apo Kryeministrit të vendit.