'Tafti bafti, kalon nuk kalon', urat në Berat dhe Roskovec në 'gradën e fundit'! Banorët: Janë bërë që në kohën e Enverit

Ura Belinës që lidh Sheqishten me mbi 10 fshatra te Bashkisë Patos me atë të Roskovecit rrezikon te shembet. Kjo urë shërben si rrugë kalimi për banorët e zonës të cilët e frekuentojnë atë thuajse çdo ditë si dhe për mjetet e tonazhit të rëndë. Janë pikërisht këto mjete të cilët kanë dëmtuar infrastrukturën e kësaj ure që sot rrezikon të shembet.

Banorët e zonës i bëjnë apel instancave shtetërore të ndërhyjnë sa më parë pasi deklarojnë se prej 50 vitesh në atë urë nuk është investuar.

“Ka mbaruar është degraduar fare, po 100%, tafti bafti, kalon nuk kalon. Kjo lloj ure ka 50 vjet, që në kohën e Enverit është bërë, ajo ka bërë bark tani është bërë si urë e varur.

Ura është e rrezikshme për çdo kalimtar jo vetëm për mua, ka krijuar shumë bark. Ditë me shi hajde shikoni, filmoni dhe shikoni gjendjen si është. Del makina jashtë kontrollit”- u shprehën disa nga banorët e zonës.

E njëjta situatë paraqitet edhe në urën e njohur si ura metalike e cila ndodhet po në të njëjtin aks rrugor dhe që u shërben shumë qytetarëve nga Roskoveci dhe Berati.   Tërësisht e ndryshkur nga eurozioni , llamarina të shqyera e shoqëruar nga zhurma që krijohet kur mbi të kalojnë automjetet është panorama që kjo urë të ofron sot.

Po pavarësisht dëmtimeve të shumta që paraqiten sot në dy urat e Belines dhe Urën Metalike  asnjë mase nuk është marrë për t'i rikthyer ato ne normalitet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja