TIRANE - Qeveria e Sali Berishës, për një rastësi fatkeqe, mbush 100 ditët e saj të fundit, në 5 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, deklaroi sot nënkryetari i Grupit socialist, Saimir Tahiri.
"Sot shënohen 100 ditët e fundit të qeverisjes së Sali Berishës. Pas 8 vjetësh të mbarsura me varfërim, papunësi, rritje çmimesh, dështime, mashtrime e krime që shkojnë nga vjedhjet, abuzimet, korrupsioni e vrasja e qytetarëve të pafajshëm, Sali Berishës i kanë ngelur edhe 100 ditë në pushtet. Dhe 100 arsyet për të mos votuar Saliun fillojnë me Gërdecin, këtë tragjedi që vështirë së do të shlyhet ndonjëherë nga kujtesa e shqiptarëve. Plot 5 vjet më parë, në 15 Mars 2008, shpërthyen në Gërdec, vetëm 13 kilometra nga kryeqyteti shqiptar plot 400 tonë municione. U vranë 26 shqiptarë, mes të cilëve burra, gra dhe fëmijë që shfrytëzoheshin në të ashtuquajturën fabrikë demontimi. 300 të tjerë u plagosën, qindra shtëpi e biznese u shkatërruar", - tha Tahiri.
"Tragjedia e Gërdecit sot ka mbetur pa autor. Fajtorët e vërtetë janë të lirë. Njëri është ende Ministër me 26 të vdekur në kurriz, ndërkohë që tjetri vazhdon të kapardiset rrugëve të Tiranës me titullin “djali i Kryeministrit”, bashkë me bizneset e veta. Kryeministri që di çdo thashethem që qarkullon rrugëve të Tiranës, që nuk ka skrupull të hyjë në çdo skutë të shtëpive tona, nuk dinte se nga shtëpia e tij, kishte baxhanakun që mbante inventarin e armëve që mblidheshin në Gërdec për demontim", -theksoi ai.
"Sot, pas 5 vjetësh, fajtorët e vërtetë për tragjedinë e Gërdecit janë të lirë, ndërkohë që ekzekutorët, kanë marrë “dënime përkëdhelëse” nga gjykata. Kjo çështje, bashkë me autorët e saj, për ne mbetet një çështje e hapur dhe për të cilën do angazhohemi se do bëjmë gjithçka është e mundur", - përfundoi Tahiri,-"që duke filluar nga ideatorët, djali kryeministrit më i pari, të ekzekutorët, ministri Mediu në krye të listës, të dalin para drejtësisë dhe të japin llogari".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com