Tahiri: 21 janari zbardhim
gjithçka, autorët para drejtësië

Tahiri: 21 janari zbardhim<br />gjithçka, autorët para drejtësië
TIRANE- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte i futuar mbrëm në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në televizionin “A1 Report” të gazetarit Ilir Babaramo ku theksoi se policia e shtetit po punon për të nxjerr në dritë prova të reja për “21 janarin”. Tahiri foli edhe për korrupsionin tek zyrtarët e lartë ku theksoi se po hetohen disa zyrtarë të tjerë. Tahiri foli edhe për situatën brenda PS-së.
 
Tjetër shpërthim në Vlorë. A keni një pistë, çfarë ka zbuluar policia?
Fillimisht i uroj shërim të shpejtë kryetarit të komunës dhe jemi në krah të tij. Ka një lloj ciklike në kriminalitetin e theksuar, sidomos në Vlorë me eskploziv. Është një situatë e rënduar, që është një situatë e trashëguar që nuk zgjidhet në kaq pak kohë. Policia ka nisur hetimet dhe kemi nisur hetimet edhe për ngjarjet e kaluara, si gjyqtarin Konomi. Jemi duke hetuar për mënyrën se si, lidhen me shpërthimet me eksploziv. Po punohet bashkë me Prokurorinë e Vlorës.

Ju kur keni hyrë në zyrë keni gjetur ndonjë dosje për rastin Konomi?
Kur kam hyrë në zyrë nuk kam gjetur asnjë dosje. Me iniciativën time jam interesuar për një sërë ngjarjesh të rënda dhe ndërto është edhe vrasja e gjyqtarit Konomi. Nuk e di se kujt konkretisht i është referuar presidenti aktual, por mbetet shumë punë për ta zbardhur atë ngjarje. Ky është një treg lokal dhe jashtë Shqipërisë. Bëhet fjalë për rajonin.

Ka pasur një atentat ndaj prefektit të Vlorës. Ku janë hetimet?
Meqë eksplozivi nuk shpërtheu kemi zbardhur disa detaje. Atentatorët kujdesen që të mos lënë gjurmë. Kjo distanca që krijon përdorimi i eksplozivëve të telekomanduar e bën shumë të vështirë zbardhjen e ngjarjes. Në rastin e prefektit të Vlorës u shmang një tragjedi falë një punonjësi të Gardës dhe jemi pranë zbardhjes.

Berisha ka thënë që ishte një inskenim?
Nuk po e marr seriozisht zotin Berisha, pasi ai ka thënë shumë gjëra në drejtimin tim. Ai ka thënë se kam nxjerrë njerëz në pritë, por shpresoj të mos i ketë bërë ai.

Opozita akuzon se fshihni ngjarjet, si ajo e Mamurrasit?
Kjo është një gënjeshtër e pacipë. Për etikë nuk kemi publikuar foto nga vendi i ngjarjes, pasi kanë njolla gjaku etj. Ngjarja ka ndodhur përballë komisariatit në Mamurras. Unë nuk e di se si mund të fshihet një ngjarje, kur arrestohet autori, njoftohet prokurori, si mund të fshihet kjo ngjarje.

Çfarë përmban kjo komunikatë?
Kjo komunikatë përmban çdo lloj ngjarje që denoncohet në polici. Kjo komunikatë është shumëfaqëshe dhe do të vihet në dispozicion të medias dhe në faqen online të Policisë së Shtetit.

A mos shkelet privatësia e qytetarëve, pasi thjeshte duan të denoncojnë?
Do të aplikohen disa filtra për çështje që nuk zbardhen menjëherë, por që hetohen. Ne kemi përcaktuar një sërë kriteresh për këto publikime.

Cili është rezultati i operacionit Fund marrëzisë? Tek shumë u tha që ishte shoë...
Rezultatet e tij janë spektakolare. Gjetëm paligjshmëri masive lidhur me lojërat e fatit. Nëse ishin 22 mijë kompjutera të licencuar, 20 mijë të tjerë nuk ishin.

Po për gobat e policisë rrugore?
Mirë se të vinë për gjithë ata që shkelin rregullat! Nuk është e vërtetë që duhet të presin në radhë. Ka ndikuar fryrja, maijisja nga opozita dhe segmente të medias, fut dhe ca njerëz që kanë fituar statusin e analistit, por nëse deri dje flisnin për ligjin, sot nuk janë gati.

Ministrat Haxhinasto dhe Celibashi nuk e dinin që kishin gjobë.
Gjë e mirë është që dëgjoni se edhe ministrat mund të marrin gjobë. Në kohën e Saliut as dëgjohej kjo gjë. Ai i forti, gangsteri, imunitari ia përlaste në fytyrë policit gjobën dhe e paguante vetë polici.

Ka një muaj që kemi filluar fotografimin e njerëzve. Sistemi ka nevojë për riparim.
Unë kam dashur të ndërpres çdo marrëdhënie financiare mes policit dhe qytetarit. Gjobat sot paguhen ose në bankë ose në postën e Shqipërisë.

Nesër 3-vjetori i vrasjeve të 21 janarit. Policia kriminale në varësi të qeverisë, MB thanë se do rinisnin hetimet, do furnizonin gjykatën me të dhëna të reja. Çfarë është bërë?
Është një çështje që nuk është e mjaftueshme, që ta kujtojmë sa herë ka përvjetor. Çështje ende e pazbardhur, se cilët ishin ideatorët, ekzekutorët. Policia e Shtetit po mundohet. Jemi në fazën e një plani konkret për të bërë sa është e mundur për të dhënat e reja që do çelin hetimin. Është vështirë se është mbyllur procesi nga pikëpamja gjyqësore. Duhen fakte të reja që të rihapet çështja. Por edhe Prokuroia ka një nismë gjithashtu. Të zbardhim gjithçka që është fshehur gjatë hetimeve, që procesi gjyqësor të bëhet në mënyrë të denjë dhe autorët të vihen para drejtësië.

Keni diskutuar me Kryeprokurorin?
Jo. Por procedurat hetimore kërkojnë një skaner. Edhe në kuadër të prokurorisë dhe atyre që kanë bërë fshehje të provave.

Ose me mosveprim ose fshehje aktive mbetet për t’u parë.
Janë rrëzuar gjithë rastet që ju keni marrë në gjykatë. Çështjet shfryhen në gjykatë për moskopsitje të dosjeve. Në detyrën time është të garantojmë që mbledhjet e provave të jenë të sakta. Varet nga gjykata më pas. As në mënyrë rrethanore nuk mund të më detyroni të shprehem për raste konkrete se nuk më takon.

Ç’po bëhet ndaj korrupsionit elitar. Do ketë dosje të tjera?
Ka hetime, por mos prisni t’ua them këtu. Edhe me zyrtarë të lartë, kemi pasur.

Në rastet e ekstradimeve, në mediat belge u përmend Mark Frroku. Ka kërkesë për ekstradimin e tij?
U njoha me lajmin, edhe pse ishte burim mediatik. Kontaktova vetë me deputetin Frroku dhe kërkova informacione zyrtare. Nuk ka asnjë të dhënë lidhur me këtë cështje nga autoritet belge. Unë kam kërkuar dhe jam në pritje.

Kur do ndërhyni në Lazarat?
Unë them kur do shkoni ju të bëni një emision në Lazarat, shoqëria civile të bëjë një tryezë atje lidhur mbi arsimin, investimin publik. Policia e Shtetit nuk e ka shumë vështirë të hyjë nga ana teknike, operacionale. Problemi është e nesërmja? Do çojmë policët shtëpi më shtëpi, fushë më fushë. Ajo që na mundon është alternativa e zhvillimit më shumë se ajo repressive.

Një deklaratë e zotit Rama që tha se, nuk do të ketë zgjedhje pasi e mori konfirmimin në 23 qershor. Kemi zotin Blushi që thotë të kundërtën. Ju si mendoni, a ka një debat?
Nuk ka një debat për këtë çështje, pasi statusi miraton rregulla. Edhe unë mendoj që kryeministri i votuar në publik nuk ka pse të votohet së dyti në parti.
 
 
 Shkrimi u publikua sot (21.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim