'Tahiri as ka vrarë dhe as ka prerë', Rama debat me komentuesit: Lëreni Shqipërinë që të bëhet

'Tahiri as ka vrarë dhe as ka prerë', Rama debat me komentuesit: Lëreni Shqipërinë që të bëhet

Edi Rama

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me ndjekësit në Facebook pas statusit se 'vendimi për Saimir Tahirin nuk komentohet'. Njëri nga qytetarët shkruan se 'Saimiri nuk ka vrarë e nuk ka prerë', ndërsa Rama përgjigjet duke thënë se ki besim e durim që Shqipëria do të bëhet e mund të bëhet vetëm nëse ne nuk jemi si gjithë të tjerët që nuk e lanë të behët.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dje masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në kuadër të hetimeve për dosjen 'Habilaj', pasi akuzohet për “Trafik të narkotikëve” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsionit Pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

REPLIKAT
Komentuesi: Edhe ju kështu thoni,edhe ne kështu dëshirojmë…ku ndahemi me thoni dot zoti kryeminister…? Po më pyetet mua mendoj se…Une hyje tek ata që politika nuk duhet të komentojë deri atëherë ku drejtësia të vendos…çdo parakohe si në këtë rast nga Ana juaj është frenim…Do desha te isha gabim…por realiteti i këtyre 28 vjetë flet shumë e shume se une…

Edi Rama: Ilir Meco s’ke si te jesh me mua kjo eshte e qarte, sepse ti nuk e sheh ate qe shoh une ne kete rast! Po s’ka problem, kur te bindesh kthe kurs mendimi, nuk u binde prape ne rregull je mjaft te kesh shendet e jete per vete e per familjen tende, se punet qe jane per t’u bere per kete vend do behen, si me ty si pa ty

Komentuesi: Hahaha vetem me thuaj me ke Kok te Pd e shkembeve Tahirin , vetem kaq , se do meret vesh s’ka ku te shkoj!!!

Edi Rama: Niku Niku tani me shkrive fare se s’di me cfare te mendoj per ty Perqafime per sonte, rruges sqarohemi kushedi

Komentuesi: Ah mor “Edush” kta qe ke mbrojt me mish e shpirt, keta po i mer lumi e Ftmirin avash avash… ta nxiu Saliu a Lumadh e ne enderr te del aaa derbardh…..

Edi Rama:  te shoh ne foto e i lutem Zotit te te ndihmoje se xhamia ne sfond nuk te ben dot derman ty me terrin qe paske brenda çaçkes se kokes

Komentuesi: Po si nuk doli nje i paster qe te punoi ne te mire te vendit , po nga llumi i nje shteti te korruptuar te Saliut qe beri 1100 te zeza atij populli tani vendi gjendet pothuajse ne te njejten situat asgje nuk ka ndryshuar po nuk mund te ndryshojne ku kemi nje president te korruptuar te zgjedhur nga ju zoti Rama.

Edi Rama: Faik, nese ty Shqiperia te duket njesoj si ne kohen e Saliut, nuk te ndihmoj dot vella, shko kerko nje psikolog degjo mua!

Komentuesi: Nuk komentohet?????? Ne cilin vend te botes i jepet mase sigurie tjetrit me pergjime indirekte pa prova te tjera shoqeruese. Si mund te mos komentosh masen e dyte te sigurise pas arrestit me burg , vetem se prokuroret duhet te justifikojne nje dosje penale qe nuk ka gjyqtar me nivel juridik te nivelit te ulet ta ktheje ne dosje gjykimi. Per te mos folur per disa standarte te gjykimit qe mbahen per persona te ndryshem. Sajmiri te hyje ne burg pas Saliut e company, edhe po te jete fajtor. Organe gjyqesore te mosvarme quhen keto se jemi bere te nderrojme rracen dhe identitetin shqiptar. Karriera ju shkaterrua tjetrit, mosbesimin e mori ne njerez, se ku ka ze nuk eshte pa gje thone njerezit sidomos tani qe nuk i besojne me as vetes. Si mos flasim???? Kur te flasim kur ta arrestojne ???? E mbyllin tjetrin ne shtepi per 5 llogje kriminelesh e ne mos flasim, as mos komentojme??? Per standarte te tilla duhet te ulerijme.

Edi Rama: Une nuk thashe mos fol ti Elena, une thash qe une nuk flas

Komentuesi: Drejtesia duhet te jete e njellojte per te gjithe…..!. Dakort , te mos komentojme per Tahirin derisa te flas drejtesia, por c’fare drejtsie kemi ne kur lihen te lire ATA qe dogjen, vrane ne Gerdec dhe me 21 Janar, dhe po bejne c’mos per te pengur integrimin e Shqiperise?! Perse nuk flet drejtesia jone e “famshme” ?!. Dhe sa kohe do ti lihet Saliut per te demtuar Shqipetaret?!. Per keto duhet te flisni Ju z. K/ minister, populli kete pret nga Ju!.

Edi Rama: Une nuk flas per keto Bardhul, se une kam detyre te bej jo te flas per keto dhe nese s’e ke mesuar akoma qe Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu behen qe edhe keto qe ke merak ti te hetohen e gjykohen, atehere s’paske mesuar asgje akoma!

Komentuesi: ashtu eshte po dihet ju te ps nuk jeni burra te pd sala kur ishte ne pushtet beri gerdec vrau protstues ne 21 janar vodhi beri droge ne lazarat beri nje mije te zeza asnje ne burg asnje ceshtje nuk i hapet turp per ty dhe ps ju mungon burreria

Edi Rama: Burreria e shkaterruesve nuk eshte burreri, po poshtersi ndaj kombit e ndaj brezave qe vijne, keshtu qe faleminderit shume po as qe dua t’u ngjajme atyre ne asgje, fare! Dhe drejtesia do behet ne kete vend, po drejtesia nuk eshte si komentet ne fejsbuk qe behen me kollaj se sa te marresh fryme, drejtesia behet me reforme, lufte, plagosje e baltosje, sepse ndryshe bejme vetem te gjithe te njejten gje qe domethene s’bejme asgje pervecse pengojme Shqiperine te behet!

Komentuesi: Sajmiri ne burg !Sali krimineli ,Ilir hajduti jashte ne liri!Bravo qeveri

Edi Rama: Marjeta, ku hyn qeveria ketu apo s’e ke marr vesh akoma qe ky sistem nuk e lejon qeverine te beje prokurorin e gjykatesin? Apo jo, ne fakt s’do te besosh se ne e kemi shume seriozisht kur themi nuk jemi te gjithe njesoj dhe i’a leme drejtesise punet qe i ka caktuar kushtetuta? Apo ne fakt jo, ti nuk as e ke marre vesh te paren e as e beson te dyten, po as nuk kupton se cfare ne bejme sot vendos fatin e Shqiperise se neserme te femijeve tane? Nejse, pak rendesi kane keto, rendesi ka qe ne kemi ndermarre betejen me te rende ne historine e demokracise sone te re, te bejme shtet me drejtesi dhe kjo behet me reformen e drejtesise, me Vetingun dhe me durimin e çelikut perballe gjithe sajesave, ngaterresave e gjallesave, qe nisen per keq a nisen per mire, nuk arrine te kapin thelbin e kesaj perpjekjeje kolosave per Shqiperine e brezave!

Komentuesi: Samiri nuk meriton te hyj brenda … Burgu ne shqipri esht vec per peshqit e vegjel … Sajmiri ska vrar e ska prer , me drog meren tgjith ministrat, presidentet e botes Jan trafikant ,koka te droges …. Pse nuk Jan Brenda?!!!

Edi Rama: Marsida, qetesohu dhe lexo me shume qe te kuptosh me shume, po nese nuk ke nge apo kohe te lexosh, ki besim e durim qe Shqiperia do te behet e mund te behet vetem nese ne nuk jemi si gjithe te tjeret qe nuk e lane te behet!

Komentuesi: Keqani Zoti kti vendit se i shqiptarve mos kjosh kurr ti as kupola jote se nji jeni tane .po ksaj i thone me padit djalin te baba kyt stradegji ndjekni tane …Puna reformes ne drejtsi esht si puna ati mafjozit sicilian qe u tha vetem dy minuta me nxjerrni para gjygjit se tane qeveritart mrapa keni me me ardh e se nxoren .kshtu asht edhe puna jote me Saimirin

Edi Rama: Ndersa kjo puna jote asht te ndricofte Zoti at mendje qe ke, se e paske terr krejt e s’kam ca me ta than hic! 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhaferi: 14/05/2018 12:59

    IDJOTIZMI I RAMES TAHIRI KA VRARE DHE KA PRERE INDIREKT TRAFIKIMI I DROGES ESHTE NJE VRASJE DHE PRERJE INDIREKT NE USA VDESIN NE DITE 147 njerez nga OVER DOZA OSE NGA DROGA SINTETIKE PLUS TRAFIKANTET NJERI ME TJETRIN VRASIN PER PRISHJE PAZARESH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta