“Tahiri”/ Balla: Gojëprishurit e opozitës të heshtin, të flasë drejtësia!

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla reagoi sot nga Elbasani në lidhje me çështjen “Tahiri”.

Tashmë që Tahiri është pa mandat, tha Balla, askujt nuk i takon të flasë, përveç drejtësisë:

E gjithë kjo zhurmë e madhe në gjithë këto gjashtë muaj se gjoja imuniteti i Z. Tahiri po pengonte hetimin e plotë të kësaj çështje. Sot Z.Tahiri nuk është më as me imunitet dhe as me mandat dhe sigurisht drejtësia do të bëjë punën e saj. Ndërkohë që të gjithë gojëprishurit e opozitës, nga maçoku Sali tek dhelpra Monikë, por edhe tek gënjeshtari Lulzim duhet të heshtin e të lënë të flasë drejtësia deri në çuarjen në fund të kësaj çështje.

Kjo është një çështje personale e Z. Tahiri e cila duhet hetuar vetëm nga drejtësia, askush tjetër nuk duhet të flasë më për këtë hetim të momentit sa kohë që ajo që u tha, që paska qenë vendimi i Kuvendit i cili ka penguar hetimin e plotë të kësaj çështje, dhe kjo çështje është sqaruar prej ditës së parë sepse edhe ai ka qenë një vendim për të standardizuar një proceduarë kuvendore, tani jemi në një fazë krejtësisht të re që politika nuk do të flasë më, por do të flasi drejtësia.

Taulant Balla, Sekretar i Përgjithshëm i PS

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahaaaaaaa: 06/05/2018 13:23

    Sali Macoku Dhelpra Monike dhe jargaxhi Lulzime..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë