Tahiri: Basha, i pandëshkuari më i madh në vend

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, reagoi sot në Kuvend pas akuzave të opozitës një ditë më parë lidhur me nxjerrjen e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur nga drejtësia, në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Duke marrë fjalën në seancën e sotme plenare, Tahiri akuzoi opozitën se me qëndrimin që po mban ndaj policisë së shtetit po bëhet aleat me krimin dhe pandëshkueshmërinë, ku i pandëshkuari më i madh, sipas tij, është vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

"I pandëshkuari më i madh, i akuzuar zyrtarisht për vjedhjen e mbi 220 milion dollarëve në rrugën Durrës-Kukës, i pandëshkuar për cënimin e sovranitetit territorial të vendit me marrëveshjen e detit me Greqinë, i pandëshkuar për vrasjen e 4 qytetarëve më 21 janar, ky është vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili sot po bëhet aleat me krimin", u shpreh ministri Tahiri në Kuvend.

Ai i bëri thirrje opozitës që të heshtë dhe ta lërë policinë e shtetit të punojë, e cila sipas tij, ka dhënë prova se do të luftojë krimin dhe paligjshmërinë ashtu siç bëri me aksionin në Lazarat.

ATSH
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë