Ndërsa ishte duke mbajtur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Berisha është kthyer pas dhe duke iu drejtuar Tahirit i tha "Je rrugaç e i pafytyrë", ndërsa minsitri ishte duek folur në telefon.
Solli falangat e krimit në policinë e Shtetit. Solli shullazët, ia vranë ortakun duke folur me telefon. Akti i parë kriminal dorëzimi i policisë në duart e krimit. Bandat kanë marrë revansh të paimagjinueshëm. Policinë e mori krimi, e morën të pafytyrët. Detyrohen të lirojnë Konstadinët pasi kanë vrarë 4 persona. Policinë e mori krimi, u mbush me banditë. Ata që u kapën dhëmbë për dhëmbë me krimin u larguan.
Ora 19:24 Balla: Berisha asgjë për “Bankers”, çfarë i ka futur në gojë që s’flet
Gjatë fjalës së tij socialisti Balla ka kërkuar nga Sali Berisha arsyen se pse nuk përmendi fjalën “Bankers” lidhur me shpërthimet në Marizë.
“Pyetja e ngritur është se çfarë i ka futur në gojë Bankers, që nuk e përmend”- u shpreh Balla.
“Akuza ndaj 2 bijve të Berishës nga Ministri i Brendshëm. Akuza ndaj birit politik, që mban edhe për disa ditë postin e kreut të PD dhe atij të Bashkisë së Tiranë. Është akuzuar sot për urdhrat e Bashës për vrasjet e 21 janarit. Hetim të Bashës në kuadër të dekriminializimit për vrasjet e 21 janarit, Rrugën e Kombit dhe marrëveshjen e detit me Greqinë. Për të ardhur keq ku ka përfunduar lideri histori i Partisë Demokratike. Policia është ndarë përfundimisht nga krimi. Duhet ti mbanin në punë që të vazhdonte tregtia e Lazaratit. Sa shpenzon Kryeministri aktual dhe sa shpenzonte Berisha. Kur shkonte Berisha në Nju Jork paguante 51.973 dollarë, Rama paguan 15.000. Si ka mundësi që kur shkonte në Londër e Bruksel Berisha harxhon më shumë se Rama. Ka mbetur edhe Luli që udhëton me biznes klas. Kam dosjen e rikonstruksionit të vilës qeveritare në Vlorë. 35.000 Lekë për mbajtësen e letrës higjenike. Kur ngre akuzën për pastrimin e kryeministrisë nga plehrat. Duhet të bëheshin disa investime, por krahasuar me këto. Si ka mundësi që sot, si nuk ia zuri goja “Bankers”. Çfarë i ka futur në gojë “Bankers” që nuk flet” – tha Balla.
Ora 19:17 Tabaku: Tahri s’flet për reforma në polici, por vjell vrer ndaj opozitës
“Si ka mundësi që Tahiri nuk ka folur për asnjë reformë në polici. Sa ke folur ke vjell vrerë për opozitën. Për çdo gjë që ka ndodhur këto dy vite, e ka fajin opozita. Edhe për marrëveshjet tuaja me kriminelë e ka fajin opozita. Si ka mundësi që Nuk flet si ministër, por si kryetar i PS Tiranë. Në axhendë nuk ka pasur asnjëherë ndonjë çështje për tu diskutuar për BE. E vetmja, rezoluta e përbashkët e propozuar nga Ne. Marrëveshja IPA që diskutohet sot, është thjesht marrëveshje kuadër. Është firmosur më parë, tani do të rishikohet. Rreth 200 projekte të hartuar e financuara nga IPA në 8 vite të kaluara. Ndërsa në këto 2 vite ka pasur anulime të shumë prej projekteve. Nuk diskutojmë asgjë për to, qeveria ka vendosur që të gjitha fondet e IPA-s ti kalojë te në fondet buxhetore. Integrimi Evropian kërkon vullnet, Ka nevojë që të vendoset si prioritet 5 elementët kryesore."- tha Jorida Tabaku.
Ora 19:15 Ristani: Nuk e keni të gjatë ditën që do të përgjigjeni për të gjitha
“Njerëzve të pander dhe njerëzve që iu i bini në qafë u gjendemi pranë. Përsa kohë që ka mashtrues dhe gënjeshtarë. Harrojnë që Helikopterët nuk i komandon Garda por Drejtori i Policisë. Me këto të këqija që po bëni, nuk do ta keni të largët ditën kur do përgjigjeni për të gjitha.”- tha Ristani.
Ora 19:07 Berisha: Në 1999-tën me akuzon se do helmoja njerëzit me pepsi kola
"Kur të sulmon Bami, fjalët i ha këlyshi. Do t’i them dy fjalë. Ke mbetur në çdo shkollë. Një njeri që është marrë me kontrabandë familjarisht. I dënuar për shpifje nga organet e Drejtësisë. Përsa i përket shkresës shko se të thotë Ina Rama për të. Je pjesë e mafies, e citon atë. I ati u arrestua për kontrabandë. Policia po ndiqte drogën, por u dolën ilaçe. 1999 më hoqën mua imunitetin me akuzë qesharake. Nxorën një shishe pepsi kola dhe thanë se me të do të helmoja popullatën."- tha Berisha.
Ora 18:53 Tahiri: Basha urdhër në 21 janar që të përdoreshin lëndë kimike ndaj protestuesve, e kemi paditur
Ish ministri i brendshëm Lulzim Basha ka dhënë urdhër më 21 janar të 2012 që të ngrihej një helikopter dhe të hidhte lëndë kimike mbi protestuesit. Për këtë arsye sipas Saimir Tahirit, sot Shërbimi i Kontrollit të Çështjeve të brendshme ka kallëzuar sot penalisht Bashën.
"Ju faleminderit që sot keni kontrolluar të folurën se në të kaluarën e keni pasur edhe më të përdalë të folurën, por nuk kam si të mos jem dakord me ju në princip teksa thoni se duhet të shqetësohem për luftën kundër krimit e korrupsionit, megjithatë ju jeni mishërim i gjallë i ndarjeve mes fjalëve dhe veprave. Unë jam i vendosur të mbështes prokurorinë në luftën e saj.
Por nuk kam si të jem dakord me ju kur çoni një deputet që të takojë Xhelal Mziun në burg, por nuk jam dakord me ju as kur çoni të njëjtin deputet, që tashmë është i mësuar me burgun, të takojë punonjës ALUIZNI të burgosur në Sarandë. Jam i vendosur të çoj deri në fund ato që kam marrë përsipër. Por skam sitë jem dakord me ju që të besoj se kur djali juaj merrte fakse me shënimin për Zenin nga ministri juaj për atë që më vonë i mori jetën 26 personave në Gërdec.
A e keni pyetur djalin tuaj pse merrte fakse nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e brendshme? A e keni pyetur ju sepse prokuroria nuk e ka pyetur ndonjëherë. Unë nuk mund të aludoj e të them se djali juaj është njësoj si kafshët por mund të aludoj e të them se është 100% i përfshirë në Gërdec djali juaj. Me atë që ndodhi djali juaj ka qenë i përfshirë, pse nuk i keni bërë thirrje prokurorisë që të hetojë qoftë dhe për djalin tuaj. Nuk kam si t’ju besoj kur një sipërmarrës denoncon vajzën tuaj se e gjobit me 3 milionë euro, me firmen tuaj. Ju firmën tuaj e shitët tek vajza juaj, e cila vinte gjoba. Kam shumë dëshirë të besoj se ju i doni sipërmarrësit e huaj, por se besoj dot, sepse vajza juaj përdorte firmën tuaj për të vendosur gjoba.
Si mundet në këtë botë që babi dhe vajza të bëhen pika ku duhet të kalonte biznesi i huaj për të investuar në Shqipëri.
Kam shumë dëshirë tu besoj për distancën klinike që duhet ë ketë çdo pjestar i kuvendit nga bota e rrugës.
Ne dallojmë shumë, jo vetëm për atë që themi, por edhe për atë që bëjme, dhe këtë e kemi dëshmuar jo vetëm në rastet si medemek fakte të kapjes sonë, por mbi të gjitha atë që keni bërë ju kur keni qënë në krye të detyrës.
Megjithatë unë nuk kam dëshirë të zgjatem në deklarat që qytetarët besoj i kanë të qarta, por doja të çohesha këtu dhe të bëja me dije për një padi që Shërbimi i Brendshëm, pas një inspektimi në Gardën e Shqipërisë, për një dokumentacion të ngjarjes së 21 janarit, ky pasyrohen veprimet e Gardës, u gjet se ka falsifikim dhe urdhëra të kundraligjshme, nga ministri i asaj, kohe, të cilët do të shkojnë para drejtësisë.
Konkretisht nga kqyrja e dokumentacionit, rezulton se në 21 janar 2011, është pasqyruar me shënim një urdhër i dhënë nga Basha, ora 16:28, Komunikoni me gjeneralin dhe të ngrihet helikoperi dhe të hedhë lëndë laklimogjene mbi protestuesit. Para falsifikimit është kërkuar të hidhen lënë homogjene, në faqen e dytë, po të këtij dokumentacioni, rezulton se urdhërdhënësi, gjenerali, ai që doli me syrin e nxirë, ora 14 e 54, urdhëri asnjë lloj zjarri pa zbatuar ligjin para demostruesve, rezulton me sy të lirë se dhe kjo frazë është ndryshuar’ Asnjë lloj zjarri pa dhënë urdhër kudnër demostruesve pa zbatuar ligjin.
Të dy shënimet e cituara, të dokumentuara duket me sy të lirë se ka ndërhyrje dhe korrigjime të dukshme. Po kështu rezulton se ka ndërhyrje dhe falsifikim të urdhërave të shënuar. Në këto shkushte SHKB pranë ministrisë ka depozituar sot kallzimin penal për Lulzim Basha, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, i cili ka dhënë një urdhër haptazi të kundraligjshëm, sepse nuk është në kompetencat e Ministrit pjesemarrja në operacion dhe përdorimi i lëndëve helmuese mbi protestuesit.
Gjithashtu edhe për gardisitin përgjegjës për dhënien e urdhërave për falsifikim.
Kjo është padia e bërë sot për një ministër, i cili ka dhënë urdhër të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë helmuese.
Shpresoj shumë që të mos përdorë procedurë për t’ju shmangur ligjit.
Frika se do iu dalin të palarat dhe do iu vijë dita për tu gjykuar, është arsyeja që shani disa prokurorë dhe mbroni të tjerë.
Unë e di shumë mirë se Ministri i Punëve të Brendshme në asnjë rrethanë nuk i lejohet të japë urdhëra operacional, siç ka bërë Lulzim Basha.
E imagjinoj se ky mund të ketë qenë urdhëri juaj, por shpresoj kjo të sqarohet nga hetimet, ajo ishte një ngjarje tragjike, por një gje ju siguroj, ky nuk është moment as për tu tallur as për të anashkaluar drejtësinë, shpresoj që Prokurori t’i shkojë deri në fund, sepse për 21 janarin duhet drejtësi.
Mos bëni karagjozin, edhe pse ju kuptoj se zgërdhitjen e keni mënyrë për tu përballur me drejtësinë, shkoni përballuni me drejtësinë ashtu siç ju takon.
Ora 18:28 Berisha shpërthen ndaj Tahirit: Rrugaç dhe i pafytyrë
Berisha ka dalë nga vetja duke kaluar në ofendime personale ndaj ministrit Saimir Tahiri i cili ishte duke folur në telefon, ndërsa ish-kryeministri ishte duke mbajtur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit.
Ndërsa ishte duke mbajtur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Berisha është kthyer pas dhe duke iu drejtuar Tahirit i tha "Je rrugaç e i pafytyrë", ndërsa minsitri ishte duek folur në telefon.
“Solli falangat e krimit në policinë e Shtetit. Solli Shullazët, ia vranë ortakun duke folur me telefon. Akti i parë kriminal dorëzimi i policisë në duart e krimit. Bandat kanë marrë revansh të paimagjinueshëm. Policinë e mori krimi, e morën të pafytyrët. Detyrohen të lirojnë Kontadinët pasi kanë vrarë 4 persona. Policinë e mori krimi, u mbush me banditë. Ata që u kapën dhëmbë për dhëmbë me krimin u larguan.”- tha Berisha.
Gjatë fjalës së tij Berisha është ndalur edhe te ato që i cilësoi si shpenzime jo transparente të Kryeministrit Rama. “A ka kryeministër që shpenzon miliona dhe nuk tregon se cila është kompania që financon. A ka kryeministër që fle në hotele me 4000 Euro nata jo me paratë e veta por me ato të bamirësve.”- tha Berisha.